E diel, 2 Gusht, 2020
37 C
Tirana

Makineri gjigande në kërkim të copëzave më të vogla të universit

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës, kryeministri bën dedikimin prekës

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare e ëma e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga kryeministri, i cili...

Me mijëra persona marshojnë të revoltuar në Gjermani, arsyeja e protestës

Me mijëra vetë marshuan në Berlin të shtunën për të protestuar kundër masave të vendosura në Gjermani për të frenuar pandeminë e koronavirusit, duke...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Njëqind metra në thellësi të tokës, poshtë kufijve të Francës dhe Zvicrës, pranë qytetit të Gjenevës, ndodhet një tunel rrethor prej 27 kilometrash i quajtur “Large Hadron Collider”.

Në këtë laborator gjigand, shkencëtarët po punojnë për t’iu përgjigjur një prej pyetjeve më të mëdha, se nga është krijuar universi.

Fizikantët që punojnë në Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore, shkurtimisht CERN, po kërkojnë të zbulojnë gjëra si antimateria dhe materia si dhe materie të padukshme dhe se si universi funksionon.

Duket si një anije hapësinore që po i ndihmon shkencëtarët të studiojnë gjëra që nuk janë bërë më parë, në përpjekje për të deshifruar atë që shkenca nuk ka qënë asnjëherë në gjendje të shpjegojë: origjinën e universit.

Hulumtuesit mund të konfirmojnë egzistencën e grimcave më të vogla që shkencëtarët kanë përfytyruar në teori dhe të përshpejtojnë protonet, një prej blloqeve më të vogla ndërtuese të atomeve, me shpejtësi pothuasje sa ajo e dritës.

Ata po ashtu mund të krijojnë antimaterie. Por kjo nuk do të thotë që shkencëtarët kanë arritur të kuptojnë gjithçka.

Hulumtuesit besojnë se në fillim, në atë që njihet si ‘Big Bang’ – materia dhe anti-materia – materia negative – u krijuan në sasi të barabarta. Fizikantja Ludivine Ceard është pjesëtare e ekipit hulumtues “CMS Collaboration”.

“Në parim, nëse diferenca mes të dyjave është vetëm ngarkesa, ato duhet të ishin rikombinuar dhe nuk do të kishin lënë asgjë përveçse radiacionit. Sidoqoftë ja ku jemi dhe po bisedojmë. Kjo nënkupton që në një pikë, materia e tejkaloi anti-materien. Kjo mund të ketë ndodhur sepse egzistojnë disa ndryshime mes materies dhe anti-materies, për të cilën ne nuk kemi njohuri”, thotë ajo.

Kërkimi i këtyre dallimeve është një prej detyrave të shkencëtarëve në atë që njihet si CMS “Compact Muon Solenoid”, pjesë e hulumtimeve në laboratorin gjigand CERN.

Grumbuj protonesh në formë rrezesh sillen përqark në drejtimin e akrepave të orës dhe në të kundërt.

Kur fizikantët janë gati, rrezet komandohen që të përplasen në një prej katër zonave eksperimentale të rrethit ku kryhet eksperimenti. Rende Steerenberg kryeson grupin operacional në Departamentin e Rrezeve në CERN.

“Nëse do të përplasja rrezen pa patur drejtimin e duhur, mundësia që gishtat e mi të përplasen është shumë e vogël. Gjatë eksperimenteve përdorim magnetë që drejtojnë rrezen të futet në një zonë me dimensione të ngushta dhe për këtë arsye rritet mundësia e përplasjes”, thotë ai.

Nga 200 miliardë protone në dy rrezet e shtyra në tubacionin rrethor, vetëm 100 do të përplasen.

Aktualisht, laboratori dhe eksperimentet janë në mes të një mbylljeje dy vjeçare për mirëmbajtje dhe përmirësime, diçka që ndodh çdo tre vjet.

Zëri i Amerikës pati rastin të filmojë pamje të rralla të një bote që jo shumë njerëz kanë rastin ta shohin. Patricia McBride është zëdhënëse me “CMS Collaboration”.

“Për ne është mundësi për të përmirësuar detektorin, bërë riparime dhe për tu bërë gati për eksperimentet e ardhshme që shpresojmë se do të vazhdojnë deri në vitin 2035”, thotë ajo.

Rreth 4 mijë shkencëtarë janë pjesë e bashkëpunimit në CMS. Ata janë nga më shumë se 50 vende të botës, përfshi Indinë, Kinën, Korenë, Egjiptin dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme dhe Rusisë.

Zonja McBride thotë se ndërsa shkencëtarët ndihen të kënaqur kur eksperimetet konfirmojnë parashikimet e tyre, ata nuk e japin veten kur gjërat nuk përputhen.

Kjo për arsyen se mund të jetë diçka tejet thelbësore në lidhje me mënyrën se si u krijua universi. Sepse shumë gjëra ende nuk mund të shpjegohen. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë, janë regjistruar edhe 123 raste të...

Përshtatja e turizmit: Golemi zëvendëson Turqinë me “all inclusive”

Mungesa e turizmit të organizuar në zonën e Golemit, për shkak të pandemisë, shtroi pikëpyetjen e mbijetesës së shërbimit “all inclusive” që po ofrohej...

SHBA: Rënie masive e prodhimit ekonomik

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shtetet e Bashkuara u tkurr me 9.5% në tremujorin e dytë të vitit. Kjo rënie masive në ekonomi vjen ndërsa...

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada

Artistja dhe producentja shqiptare, Ana Golja është vlerësuar së fundmi me një çmim të rëndësishëm në një festival në Kanada. Përmes një postimi në Instagram,...

Muzikë pas orës 20:00, gjobiten dy administratorë të lokaleve në jug të vendit

Policia bën me dije se ka gjobitur dy administratorë lokalesh në jug të vendit, pasi janë kapur duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës...