Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e dyfishtë me kallashnikov në mes të rrugës në Shkozet. Vrasja ndodhi mbrëmjen e sotme. Ai shkruan me ironi se dy të vrarët u gjetën, si edhe makina e djegur e autorëve, por vrasësit sipas Hoxhës nuk i gjejnë.
Statusi
Dy te vraret, i gjetem.
Benz-in e djegur te autoreve, e gjetem.
Cfare doni me nga jeta ju?!!!
Mos doni qe te gjejme edhe vrasesit tani?!!!
Dy persona mbetën të vrarë mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, në rrugën afër tregut të perimeve.
Viktimat janë 35-vjeçari D.Shkoza dhe A. Avdia, 24 vjeç. Policia thotë se ata dyshohet se u ekzekutuan me armë zjarri, megjithatë rrethanat e ngjarjes së rëndë janë akoma të paqarta.
Paraprakisht policia thotë se autorët dyshohet të kenë qëlluar nga një automjet në lëvizje, targat e së cilës janë arritur të identifikohen nga autoritetet, që janë vënë në ndjekje të autorëve.
Pak kohë pas ngjarjes, në Kavajë u gjet në flakë një automjet tip Benz me targa të vjedhura, që dyshohet se u përket autorëve.