Kronikë

Makina përplas biçikletën, ndërron jetë i moshuari

               Publikuar në : 07:55 - 18/08/19 Enno

I moshuari i cili u përplas nga një makinë ditën e djeshme në qytetin e Lushnjë, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Myfit Dingo, 69-vjeç, banues në Dushk, ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një mjet tip “Benz” në bulevardin e hyrjes veriore të qytetit.

69-vjeçari po lëvizte me biçikletë në momentin kur u përplas nga makina. Ai u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë, policia njofton se drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet S.R., banues në Dushk, është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT