E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesja dhe 2 fëmijët e saj

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Fierit, teksa një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Varipop, ku mjeti tip “Peugeot” ka humbur kontrollin duke lënë të plagosur 4 persona.

Nga informacionet paraprake mësohet se makina ishte me targa italiane dhe drejtohej nga një grua. Si pasojë, janë plagosur gruaja që ndodhej në timon, nëna e saj dhe dy fëmijët teksa raportohen se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë i ndodhur në pak orë në Fier, pasi më parë mbeti i plagosur dhe një punonjës policie.

Informacioni paraprak i policisë:

Sot rreth orës 19:30 në vendin e quajtur “Varibob” mjeti tip “Pezho” me drejtuese shtetasen E.H, 30 vjeçe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, nëna e saj, shtetasja G.Z, 46 vjeç, banuese në Vlorë edhe 2 fëmijët e mitur 2 dhe 6 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e personelit mjekësor në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...