Politikë

Makina e blinduar e vëllait të Ramës, krahu i djathtë i Bashës nxjerr videon


               Publikuar në : 20:31 - 12/02/20 M S

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shtron disa pyetje në lidhje me makinën luksoze të vëllait të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, kreu i qeverisë duhet të përgjigjet për makinën e blinduar tip “Lincoln”.

Bardhi kërkon të dijë nga Rama pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës. Po kështu me mjaft interes për PD-në është të dijë se në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar.

Statusi

Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri.

Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:
– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?
– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?
– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT
Këtë e pëlqejnë %d blogues: