Makina e Ambasadës Amerikane përfshihet në aksident, humb jetën një grua

Një makinë e ambasadës amerikane në Islamabad ka përplasur një makinë tjetër, duke lënë një grua të vdekur dhe 5 persona të plagosur.

ARY News raporton se ngjarja ndodhi në kryeqytetin e Pakistanit, teksa thekson se makina e ambasadës nuk ka respektuar sinjalizimin e semaforit, duke shkaktuar aksidentin e rëndë.

Bëhet me dije se pas ndihmës së ofruar pas aksidentit, policia ka arrestuar shoferin që drejtonte makinën e ambasadës amerikane. Gruaja e ndjerë është identifikuar si Nadia Bibi, ndërsa 5 të plagosurit nuk janë identifikuar ende.