Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Makina aksidenton qytetarin, policia nuk gjen autorin e ngjarjes

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Makina aksidenton qytetarin, policia nuk gjen autorin e ngjarjes

Në emisionin “Stop” në Tv Klan është trajtuar çështja e Fredi Zeqiraj nga Fieri i cili tregon se në datën 3 Prill 2021, i është ndërprerë rruga nga një makinë e kuqe dhe ka rënë në tokë, duke dëmtuar ligamentin e këmbës së majtë. Drejtuesi i makinës është larguar.

Fredi thotë se i është sekuestruar motori, patenta dhe leja e qarkullimit, por nuk i jepet informacion për zbardhjen e ngjarjes. “Stop” komunikoi me punonjësin e policisë, që ka bërë pasqyrimin e aksidentit në vendin e ngjarjes. Sipas tij nuk ka patur asnjë kamera funksionale aty rrotull dhe dosja në prokurori ka shkuar pa një emër autori.

Gazetarja: Mund të na tregoni si ka rrjedhur ngjarja ditën e shtunë, datë 3 Prill?

Fredi Zeqiraj: Isha duke çuar një porosi tek një karburant, në ecje vjen një makinë përballë dhe pa asnjë lloj sinjali më ndërpret rrugën, më përplas dhe ikën më lë aty. Bie në tokë, këmbën nuk e ndjej më dhe në kokë goditem. Vijnë disa persona që ndodheshin afër më ngritën dhe më çuan në trotuar.

Sa u ula ka ardhur një makinë tjetër dhe motorin e ka përplasur prapë dhe ka ikur. Kam telefonuar ambulancën, policinë dhe më kanë marrë më kanë çuar në spital. Nuk e di më se çfarë ndodhi me motorin tim dhe me çështjen dhe s’më shpjegon askush.

Gazetarja: Juve ju është bllokuar mjeti i motorit, patenta dhe nuk dihet se kush ua ka bërë dëmin?

Fredi Zeqiraj: Nuk e di kush ma ka bërë dëmin dhe nuk po marr asnjë zgjidhje, nuk di ku të kërkoj një përgjigje.

Gazetarja e emisionit ka realizuar një komunikim telefonik me punonjësin e Policisë për këtë ngjarje, por ai shprehet se asnjë kamer në vendin e ngjarjes nuk ka qenë funksionale dhe nuk është identifikuar ende makina e kuqe, madje po vazhdojnë të punojnë për këtë çështje.

Punonjësi i Policisë: Policia po punon. Kemi kontrolluar kamerat në vendin e ngjarjes, kemi kontrolluar kamerat te Qtu-ja, kemi kontrolluar kamerat në lagje. Pavarësisht, që janë ato nuk janë funksionale. Po punojmë!

Gazetarja: Në të gjithë perimetrin që ju keni kontrolluar, nuk ka patur asnjë kamerë funksionale?

Punonjësi i Policisë: Po! Te Qendra Tregtare nuk punojnë. Te kthesa te Qtu-ja nuk punojnë, e kanë pamjen brenda.

Gazetarja: Në këtë mënyrë ju i keni çuar materialet në prokurori, por pa një identifikim?

Punonjësi i Policisë: I kam çuar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit”. U bë vendim për kryerje të ekspertimit auto-teknik, jemi në pritje të akteve. U bë vendim për kryerje e ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasin Fredi Zeqiraj, jemi në pritje të akteve. /tvklan.al

Tags: "STOP"aksidentautorifier

TË LIDHURA

“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës
Aktualitet

Çfarë po ndodh në protestë? Tensione në bulevard, demokratët thirren për zhvendosje drejt Kuvendit

21:05 | 17/04/2026
Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi
Aktualitet

Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi

21:02 | 17/04/2026
Efektivët hedhin spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve, një qytetar i shtrirë në tokë
Aktualitet

Efektivët hedhin spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve, një qytetar i shtrirë në tokë

21:01 | 17/04/2026
Next Post
Sa shumë raste Spanja, por Donaruma ruan të paprekur portën e italianëve

Sa shumë raste Spanja, por Donaruma ruan të paprekur portën e italianëve

SPAK lëshon urdhër-arreste për tre bosë të krimit (Emrat)

Operacioni i SPAK në Lushnje/ Një prej të arrestuarve, i prangosur edhe në 2009

“E merr babaxhani”, autoritetet marrin e i zhdukin dokumentet të aksidentuarit

“E merr babaxhani”, autoritetet marrin e i zhdukin dokumentet të aksidentuarit







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës
Aktualitet

Çfarë po ndodh në protestë? Tensione në bulevard, demokratët thirren për zhvendosje drejt Kuvendit

by mirseda
21:05 | 17/04/2026
0

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë në bulevardin...

Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi

Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi

21:02 | 17/04/2026
Efektivët hedhin spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve, një qytetar i shtrirë në tokë

Efektivët hedhin spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve, një qytetar i shtrirë në tokë

21:01 | 17/04/2026
Thirrja e Ramës në gjykatë, Berisha e sfidon: Hajde nëse ta mban, të pres në debat

Thirrja e Ramës në gjykatë, Berisha e sfidon: Hajde nëse ta mban, të pres në debat

20:58 | 17/04/2026
Berisha mbyll fjalimin, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Berisha mbyll fjalimin, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

20:53 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com