E premte, 22 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

Majlinda Bregu: BE llogarit një humbje 1 miliardë euro në muaj

Në pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, deklaroi në emisionin “Opinion”, se BE llogarit një humbje prej 1 miliardë euro në muaj për shkak të COVID-19.

Bregu pohoi se për shkak të pandemisë, sot, një në pesë udhëtime rezulton i anuluar dhe se 42 përqind e agjencive turistike thonë që kanë nisur shkurtime në stafin e tyre.

“Ne u përfshimë menjëherë për të bërë një analizë të pasojave që do të sjellë pandemia në rajon. Ishte një studim që vendosëm ta bëjmë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur nga muaji Mars në muajin Prill.

Në bazë të të dhënave dhe informacioneve që morëm, sot një në pesë udhëtime raportohet si i kanceluar.

Në 520 mijë të punësuar në sektorin e turizmit në rajon, të cilët në periudhat e pikut të verës sigurisht që shtohen, 42 përqind e agjencive turistike që ne kemi pyetur thonë që kanë nisur shkurtimet në stafin e tyre. 10.2% e GDP në të gjithë Ballkanin Perëndimor vjen nga turizmi.

Sot po raportohen, jemi në një moment kur analizat e para sa po dalin. Greqia sapo ka filluar të raportojë që ka gjysmë miliardi dëme nga fillimi kur nisi karantinimin deri në Prill, ndërkohë që Italia edhe pse nuk është pjesë e Europës Juglindore ka një humbje që llogaritet në 7.5 miliardë në periudhën Mars- Maj.

Vetëm Pashkët sa dëm kanë sjellë. Vetëm ai Vatikani i boshatisur sa dëm ka sjellë në ekonomi.

Vetë BE llogarit një humbje 1 miliardë euro në muaj, ndërsa ne në gjashtëshen tonë të Ballkanit Perëndimor, në rast se kemi patur një fitim vjet në 7.1 miliardë euro, sot ky fitim është në pikëpyetje të madhe, vende pune më shumë të shkurtuara, bare, restorante të mbyllura dhe lëvizje më e pakët e njerëzve”, tha Bregu, shkruan “Opinion”.

Lexo edhe :   Soreca: Konferenca Ndërqeveritare duhet të mbahet brenda këtij viti
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...