E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Madhësia e sektorit bankar kalon kufirin e 1.6 trilionë lekëve

Monitor

Totali i aktiveve të sektorit bankar u zmadhua më tej në tremujorin e parë të këtij viti dhe kaloi për herë të parë pragun e 1.6 trilionë lekëve.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit mars totali i aktiveve arriti në 1.603 trilionë lekë, në rritje vjetore me 3.5%. Që nga fundi i vitit 2020, vlera e aseteve është zgjeruar me rreth 21 miliardë lekë. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, rritja është mbështetur kryesisht te letrat me vlerë dhe aktivet e tjera likuide, me rrezik të ulët, ndërsa huaja ka shënuar një rritje më të ngadaltë, fakt që shpjegohet pjesërisht edhe me elementin sezonal.

Sipas Bankës së Shqipërisë, portofoli i letrave me vlerë në fund të marsit arriti në 498.5 miliardë lekë, në rritje me rreth 19 miliardë lekë që nga fillimi vitit. Ky zë i aktiveve vazhdon të ketë edhe normat më të larta të rritjes vjetore, me rreth 17.2% më shumë krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Shpërthimi i krizës së pandemisë u shoqërua me shtim të deficitit buxhetor dhe të huamarrjes publike, si në tregun e brendshëm, ashtu edhe në tregun e jashtëm. Bankat e mirëpritën mundësinë për të investuar në letrat e borxhit të qeverisë, si në lekë, ashtu edhe në euro, përfshi këtu eurobondin.

Kjo tendencë ka vijuar edhe në tremujorin I 2021, ku sektori i është përgjigjur një kërkese pak më të lartë për huamarrje të brendshme të qeverisë shqiptare krahasuar me dy tremujorët e mëparshëm. Megjithatë, zmadhimi i portofolit të titujve besohet se nuk lidhet vetëm me emetimet e qeverisë shqiptare, por edhe me rritje të volumit të investimit në letra me vlerë të emetuesve të tjerë, sidomos në monedhën euro.

Për shkak të normave shumë të ulëta të interesit për vendosjet dhe depozitat në euro, bankat po investojnë më shumë në tituj, me qëllim përmirësimin e kthimit nga fondet në valutë. Në fund të tremujorit, sektori bankar kishte rreth 800 miliardë lekë passive në valutë. Pjesa më e madhe e tyre ngelen të investuara në Shqipëri, kryesisht në kredi dhe obligacione qeveritare, megjithatë në tremujorjn e parë të këtij viti u shënua një rritje e ndjeshme e aktiveve jorezidente, me rreth 15 miliardë lekë.

Kreditimi në tremujorin e parë të vitit ka vazhduar rritjen, por me ritme disi më të ngadalësuara me gjysmën e dytë të vitit 2020. Në fund të marsit, portofoli bruto i huasë arriti vlerën e 609 miliardë lekëve, rreth 2.6 miliardë lekë më shumë krahasuar me fundin e vitit 2020. Me bazë vjetore, portofoli i kredisë është në rritje me 1.8%; duhet mbajtu parasysh megjithatë se kjo normë e ulët rritje përfshin edhe efektin e mbiçmimit të shkurtër të euros në fund të marsit 2020, që e rriti përkohësisht vlerën e portofolit të kredisë në euro në fund të tremujorit në fjalë.

Gjendja e provigjioneve në fund të tremujorit ishte rreth 33.4 miliardë lekë, në një nivel lehtësisht më të ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por në rritje me rreth 1 miliardë lekë që nga fillimi i vitit. Rritja e provigjioneve ka ardhur në pjesën më të madhe për të mbuluar humbje të pritshme nga kreditë. Megjithatë, edhe pas krizës luahtshmëria e këtij treguesi nga tremujor është e lehtë dhe për momentin nuk krijon idenë e një përkeqësimi shumë të madh të cilësisë së kredisë në të ardhmen e afërt./ E.Shehu

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...