E martë, 14 Korrik, 2020
18 C
Tirana

Macron: Një politikë e re migracioni për Evropën

Më të lexuarat

Bashkim Evropian ka vite që grindet për migrantët. A do t’ia dalë njeriu më aktiv në politikën evropiane momentalisht, presidenti francez, Emmanuel Macron ta ndryshojë më në fund gjendjen?

Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon një politikë migracioni më efikase në Europë. Mungesa e ujdisë për kompetencat e përgjegjësitë e ka penguar në të shkuarën politikën për të penguar lëvizjet masive dhe shpërndarjen e refugjatëve, ka thënë presidenti Macron pas takimit me kryeministrin italian, Giuseppe Conte në Romë. Ai shprehu besim në arritjen e mundshme të një mekanizmi shpërndarës automatik në Evropë. “Ka një “dritare mundësish” për arritjen e një pozicioni të përbashkët, “me qëllim që të gjitha vendet të marrin pjesë në një ose në një formë tjetër të solidaritetit evropian ose të ndëshkohen financiarisht”, tha ai.

Vizita e parë

Emmanuel Macron është politikani i parë i nivelit të lartë nga Europa që viziton qeverinë e re të së majtës dhe qendrës në Itali. Ai u takua edhe me kreun e shtetit, Sergio Mattarella. “Kjo miqësi është e pashkatërrueshme”, tha Macron për marrëdhëniet italiano-franceze. Nën qeverinë e mëparshme të Lëvizjes së Pesë Yjeve me djathtistët e Matteo Salvinit marrëdhëniet mes dy vendeve u ftohën, pasi zëvendëskryeministri, Luigi di Maioi i bëri një vizitë lëvizjes protestuese të Jelekëverdhëve. Kjo nuk u pa me sy të mirë nga qeveria në Paris.

Në bisedimet në Romë bëhet fjalë edhe për situatën në Libi. “Ne punojmë së bashku për stabilizimin e vendit”, tha kryeministri Conte, i cili më parë kishte ftuar kryeministrin libian, Fajis al-Sarradsh në Romë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Moti bën kthesën e madhe për nesër, priten reshje shiu

Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Në mesditë, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit...

“Jam ende e dashuruar”, Dafina Zeqiri shuan heshtjen

Këngëtarja Dafina Zeqiri tregoi mbrëmjen e sotme në “Në Kurthin e Piter Pan” se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë. Ajo...

“Je shërbëtor i paguar, je letyrë”, degjeneron në ofendime debati në studion televizive

Listat e hapura ishte tema e diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" në Top Channel, ndërsa të pranishmit në studio kanë shpërthyer deri...

“Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, Haradinaj jep paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me intervistimin në Hagë të Hashim Thaçit, pas aktakuzës për krime lufte. Në...

Murrizi paralajmëron zhvillime të reja

Deputeti Myslim Murrizi e cilëson “ulërimë false” deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar, kundër lëvizjes së kryeministrit Rama, në favor të listave të...