E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

LVV: Rama e shikon Kosovën si pengesë për bashkimin e Shqipërisë me Serbinë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryemiinistrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Feraj u shpreh se Rama e shikon Kosovën si pengesë për bashkimin e Shqipërisë me Serbinë.

Sipas tij, kreu i qeverisë shqiptare po e mënjanon Kosovën, dhe teksa Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, njehsohen politikisht dhe ekonomikisht, si alternativë kundër BE-së dhe SHBA-ve.

”Edi Rama e shikon Kosovën si pengesë për bashkimin e Shqipërisë me Serbinë. Si çdo pengesë, Kosova duhet mënjanuar. Duhet lënë… në anën e BE-së! Përkundrazi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të njësohen politikisht dhe ekinomikisht, si alterantivë kundër BE-së dhe SHBA-ve. Ky ishte vizioni gjeopolitik që Rama propozoi në Prespë. Legjtimimi: Europa nuk na do! Serbia na do! Ne e duam Serbinë! Veç Albini po na pengon.’’, shkruan Hysamedin Feraj në rrjetin social, Facebook.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...