Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Lushnje/Sheh në e-albania që ka marrë gjobë, policia: Nuk e vëmë kot

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Lushnje/Sheh në e-albania që ka marrë gjobë, policia: Nuk e vëmë kot

Emisioni Stop është drejtuar në qytetin e Lushnjës pas ankesës së një qytetari që pretendon se ka marrë një gjobë nga policia për parkim të gabuar, gjobë për të cilën thotë se i është vënë pa të drejtë dhe nuk kishte dijeni.

Erges Hasalla tregon se në muajin Dhjetor ka marrë një gjobë të cilën ka shkuar dhe e ka paguar. Më pas shikon në e-Albania dhe i rezulton një gjobë tjetër në muajin Tetor. Ai thotë se në atë vend që është përcaktuar, pra para një biznesi, nuk ka parkuar kurrë.

“Para 1 muaji mora një gjobë, megjithatë vajta e paguajta. Pas 2 javësh vjen postieri te shtëpia, më thotë ke një gjobë tjetër para 3 muajsh. E pashë te e-Albania. Më erdhi postieri më thotë ke një gjobë. I them ku e ke marrë këtë gjobën. E ke tek një biznes në Lushnje. Letër në xham nuk kam parë. Nuk kam parkuar fare në atë vend. Jam interesuar, më thanë që fletën do ta ketë marrë era, por ju e keni marrë këtë gjobë, parkim të gabuar. Unë s’kam parkuar në atë vend. Problemi është se e kanë vënë kot. Policia e Lushnjes mos vëjë gjoba kot më kot se është e dyta herë që ma bën, brenda 1 minuti vendos gjoba kot më kot”.

Gazetarja e emisionit Stop shkoi dhe u interesua pranë Komisariatit të Lushnjes. Punonjësit e policisë thonë se përveç fletës së gjobës, të cilën as këtë qytetari nuk e ka gjetur mbi makinë, nuk ka asnjë provë të tjerë që të faktohet shkelja administrative, siç mund të jetë fotografimi i vendngjarjes.

Gazetarja: Në qoftë se polici i ka vendosur një gjobë, ta verifikojmë, ta bindim dhe qytetarin…

Punonjësi i komisariatit: Tani, përderisa ai e ka gjobën, punonjësi i policisë, e ka vendosur gjobën.

Gazetarja: Ai nuk e ka gjobën. Ai nuk ka marrë kurrë një fletë gjobe, e ka parë tani.

Punonjësi i komisariatit: Punonjësi i policisë nuk vë gjoba kot.

Gazetarja: As për këtë nuk e vë dot dorën në zjarr, sepse ndodh.

Punonjësi i komisariatit: Jo, nuk ndodh.

Gazetarja: Po si mund ta vërtetojmë? Vetëm me anë të syve të policit dhe shkrimit të tij, ne vërtetojmë, që aty ka qenë makina?

Punonjësi i komisariatit: Është një proces-verbal konstatimi, që është plotësuar. Është konstatuar mjeti në kundravajtje dhe është vendosur gjoba.

Gazetarja: Po si e vërteton ai punonjës policie? Nuk bëjnë foto në momentin, që ka parkuar gabim?

Punonjësi i komisariatit: Nuk është e përcaktuar, të bëjnë ose jo.

Gazetarja: Po si mund të bindet qytetari, kur ai thotë që…?

Shefi i komisariatit: Me fletën e gjobës.

Gazetarja: Nuk e ka fletën e gjobës. Në sistem? Vetëm kur i del në sistem?

Punojësi i komisariatit: Tani kjo, që thoni ju, nuk ndodh, që të vendosi gjoba pa të drejtë.

Gazetarja: Ndodh aq shumë sa…Dhe nuk është rasti i parë, që shohim. Tani të flasim drejt.

Punonjësi i komisariatit: Mua s’më ka ndodhur asnjëherë.

Gazetarja: Si vërtetohet?

Punonjësi: Polici është më  i besueshëm, sesa qytetari. Pa dashur të gjykojmë askënd.

Gazetarja: Po e gjykon dhe po e paragjykon.

Punonjësi i komisariatit: Drejtohu me një shkresë zyrtare!

Gazetarja: Po, drejtohem unë me një shkresë zyrtare, por meqënëse është qytetari poshtë, mund ta sqaroni tani!

Punonjësi i komisariatit: Po mirë, do ta sqaroj unë.

Gazetarja: Ç’a sqarimi do i japësh?

Punojësi i komisariatit: Tani, ka mundësi…?!

Gazetaraj: Jam kurioze ta di, cfarë sqarimi.

Punonjësi i komisariatit: Besoj deri këtu jemi të qartë bashkë.

Gazetarja: Jo, nuk jam fare e qartë. Çfarë sqarimi do i japësh?

Punonjësi i komisariatit: Po do ta sqaroj. Unë e di, ca do i sqaroj. Tani do ju sqaroj juve, cfarë do i sqaroj atij?

Gazetarja: Do t’i japësh ndonjë provë qytetarit, që ka marrë gjobën?

Punonjësi i komisariatit: Provën e ka, fletën e gjobës.

Gazetarja: Nuk është provë ajo.

Punonjësi i komisariatit: Tani…

Pas gazetares, në komisariat shkoi Ergesi për t’u sqaruar në lidhje me gjobën. Aty i thonë që zakonisht policët vendosin gjoba dhe përshkrimin e vendosin në vende të njohura publikisht, pavarësisht nëse automjeti nuk është parkuar në atë vend.

Punonjësi i policisë: Si funksionon? Kur plotësohet proces-verbali i gjobës, është një rubrikë atje, vendi,- thotë. Dhe vende vihen gjithmonë vende që janë të njohura. Dhe prandaj i është referuar dhe punonjësi…Nuk e njeh njeri Gimin.(lokalin ku kishte parkuar)

Denoncuesi: Poshtë karburantit, parkim lokali o mik, jo parkim kështu.

Punonjësi i komisariatit: E kuptoj! Në parkim lokali, nuk vëmë gjoba ne.

Denoncuesi: Ajo është e keqja.

Punonjësi i komisariatit: Gjoba është vënë dhe është hedhur në sistem. Ti ke ndonjë provë, që e provon, që nuk parkon në atë vend?

Denoncuesi: Jam vetë unë!

Punonjësi i komisariatit: Unë ta provoj me gjobë, që polici ka vënë gjobë. Je ti vetë, po dhe ne jemi vetë. Ja është punonjësi i policisë. Tani kjo është masë administrative. Në qoftë se ti pretendon, se të është vënë gjoba pa të drejtë, ke të drejtë t’i drejtohesh Gjykatës Administrative!/tvklan.al

Tags: "STOP"gjobëpoliciaqytetari

TË LIDHURA

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane
Aktualitet

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025
Samiti i Tiranës: Moment historik për Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

Samiti i Tiranës: Moment historik për Ballkanin Perëndimor

21:56 | 16/05/2025
Next Post
Kurti paralajmëron sërish zgjedhje nëse nuk votohet Osmani

Pse monologu i Kurtit për dialogun me Serbinë është i lodhshëm?

Nuk i ndalet lemza prej disa ditësh, Presidenti i Brazilit përfundon në spital

Nuk i ndalet lemza prej disa ditësh, Presidenti i Brazilit përfundon në spital

Sistemi TIMS e nxjerr në Qafë-Thanë, qytetari gjobitet nga policia në Lezhë

Sistemi TIMS e nxjerr në Qafë-Thanë, qytetari gjobitet nga policia në Lezhë

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç
Showbizz

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç

by mirseda
23:16 | 16/05/2025
0

Dalja e Albës dhe më pas Limit nga Ferma VIP, krijoi një mister gjatë kësaj jave te...

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

23:13 | 16/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com