E hënë, 18 Janar, 2021
-2 C
Tirana

Lumi Gjanica arrin ndotjen në nivele ekstreme, qytetarët po sëmuren çdo ditë

Ndotja ka arritur nivele alarmante në lumin Gjanica në Fier. Lumi ka ndryshuar ngjyrë ndërsa aroma e rëndë e squfurit është përhapur në të gjithë zonën. Autorët e kësaj ndotjeje toksike dhe të vazhdueshme janë kompanitë e naftës që ushtrojnë aktivitetin përgjatë rrjedhës së lumit nga Mallakastra deri në Fier.

Por pavarësisht kontrolleve Inspektorati Mjedisor ende nuk ka mundur të identifikojë se cila prej këtyre kompanive ka derdhur mbetjet e naftës në lumë.

Janë të paktën 10 subjekte të dyshuar për këtë situatë që vazhdon prej vitesh në Fier. Disa prej tyre janë ndëshkuar me gjoba por kjo nuk ka bërë efekt pasi gjobat kundërshtohen në gjykatë duke bërë që pjesa më e madhe e tyre të mos paguhen.

Në këto kushte lumi Gjanica është një rrezik i përditshëm për shëndetin e mijëra banorëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...