Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takime në njësinë 4 në kryeqytet, teksa është pritur me entuziazëm nga qindra qytetarë.
Kryedemokrati është pritur nga banorët e zonës me duartrokitje, ndërkohë që disa të moshuara i janë afruar për të treguar shqetësimet e tyre.
Njëra prej tyre iu drejtua Bashës duke i thënë qa ta bëjë lule Shqipërinë, pasi emrin e ka Lulzim.
Pjesë nga biseda
Lulzim Basha: I kemi dhe të shkurtër kandidatët për deputetë dhe mezi shihen.
E moshuara: Jetoj me qira këtu. Burrin e kam të sëmurë dhe dua të më ofroni dializë këtu për të.
Lulzim Basha: Mbajani numrin e telefonit zonjës. Zgjidhja vjen pas 25 prillit.
E moshuara: Po po, pas 2 2 prillit dua dhe unë.
Një tjetër e moshuar i afrohet Bashës: Lulzim e ke emrin, lule bëje Shqipërinë.
Lulzim Basha: Të gjithë njerëzit e dinë fare mirë, që e vetmja mënyrë për të larguar këtë qeveri është të votoni numrin 9, për ndryshim.