E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
17 C
Tirana

Lulzim Basha, një lider i dëshpëruar shqiptar në Ditën e Europës

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

Nga: Alfred Peza

Kryetari i PD shfrytëzoi Ditën e Europës, për të mbajtur një konferencë shtypi për mediat, në stilin e një lideri politik “alla shqiptar”. Duke u rrekur ti tregonte qytetarëve problemet e mazhorancës, ai thjeshtë sa u dëshmoi atyre live, dëshpërimin e tij personal.

Ndërsa kryeministri Edi Rama u shfaq pas tij përkrah ambasadorit të BE, për të zbuluar emrin e kryenegociatorit për anëtarësimin, duke ftuar në një tryezë presidentin dhe kryetarin e opozitës për këtë proces. Duke treguar në këtë mënyrë, rrugën e Shqipërisë përgjatë këtij viti e në vijim, për realizimin e ëndrrës së përbashkët kombëtare drejt Brukselit.

Po çfarë të jetë ky hall kaq i madh personal i Lulzim Bashës, që e bën atë që ta shfaqë dëshpërimisht kaq hapur, në këtë ditë? Ai lidhet me atë që prej disa kohësh përflitet nëpër koridoret e SHQUP, Presidencës dhe të medias, rreth asaj që mund të konsiderohet si kriza më e madhe për lidershipin e opozitës shqiptare në 7 vitet e fundit.

Një krizë që nisi pas humbjes së PD në zgjedhjet e 2013, e cila detyroi “liderin historik” Sali Berisha, që të jepte dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Ky akt politik u duk në fillim i njëjtë me atë që kishte ndërmarë 8 vjet më parë, edhe kryetari i PS Fatos Nano, kur pas humbjes në zgjedhjet e 2005 dha dorëheqjen. E atëherë kur u duk se po realizohej rrotacioni i elitave, duke i dhënë fund edhe tranzicionit politik të post komunizmit, ekuacioni u komplikua.

Ndryshe nga Nano që pas marjes së drejtimit të PS nga Rama u tërhoq nga jeta aktive politike, Berisha ndoqi një rrugë tjetër. Duke mbajtur anë në përballjen mes Bashës e Olldashit në garën për kreun e PD, e duke mos u tërhequr nga jeta aktive as sot e kësaj dite. Kalimi i LSI në opozitë më 2017 dhe i Ilir Metës në Presidencë, e komplikoi më shumë ekuacionin opozitar. I nisur nga besimi se pas një kariere të gjatë politike do të bënte siç duhej edhe Kryetarin e Shtetit, Ilir Meta zgjodhi ta shfrytëzonte këtë kohë, për të bërë më tepër Kryetarin e Opozitës.

Brenda gardhit të PD, shtoheshin zërat mediatikë që sa më shumë i shprehnin dashurinë Berishës, aq më tepër bëheshin kritikë me mënyrën e të bërit opozitë nga Basha. Kulmi arriti me djegien e mandateve të deputetëve të PD e LSI, çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, dekretimin 3 ditë para kësaj nga Meta të zgjedhjeve të 13 tetorit dhe bojkotimin e tyre nga “Opozita e Bashkuar”. Objektivi kryesor ishte pengimi dhe zhbërja me çdo çmim, i ngritjes e funksionimit të institucioneve të reja të drejtësisë, që do të mershin me ndëshkimin e mëkateve të vjetra politike.

Lexo edhe :   Basha: Mjekët aspak përgjegjësi për fshehjen e viktimave, prokuroria të hetojë
Lexo edhe :   Basha: Mjekët aspak përgjegjësi për fshehjen e viktimave, prokuroria të hetojë

Fillimi i hetimit parlamentar, rriti nevojën e Presidentit për tu mbrojtur nën çadrën e madhe të opozitës e jo thjeshtë e vetëm nën çadrën e vogël të LSI e cila nga ikja e tij, ishte futur akoma edhe më shumë në ujë. Në këto rrethana, nisën përpjekjet për një lëvizje të re politike të lançuar për më 8 dhjetor, përmes tezave nacionaliste, sovraniste e anti perendimore. Tërmeti i 26 nëntorit e shtyu për më 2 mars këtë axhendë, që nxorri nga kostumi i kreut të shtetit në bulevard Ilir Metën, me përkrahësit e militantët e PD, në prani të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Pas kësaj, trokiti pandemia globale. Ishte ai momenti kur nisën të ndryshojnë dukshëm rolet mes Metës e Bashës. Presidenti mori anën e publikes përballë virusit vrasës Covid-19 dhe kryetari i opozitës, duke e parë veten nën morsën e një realiteti që po ndryshonte kahje brenda kampit të tij, u bë me “armikun”. Kjo alarmoi grupet brenda së djathtës, të cilët nisën ta akuzonin Metën për “tradhëti”. Tregues sesi më në fund, njerëzit e Bashës kuptuan se prapa “dashurisë pa kushte” Meta- Berisha, fshihej loja për kreun real të opozitës.

Lulzim Basha nuk e fshehu dot dëshpërimin e tij as në Ditën e Europës, atëherë kur duhet të dëshmonte përpara të tjerëve, se ishte gati që të ulej në një tryezë me Edi Ramën dhe Ilir Metën për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Por, duket se tashmë ai ka një prioritet më të madh, se ai që kanë shqiptarët. Duke vendosur kësisoj në këtë ditë, hallin e tij personal, mbi atë të Shqipërisë dhe të së ardhmes së saj Europiane!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Me COVID e shkeli çdo rregull/Braçe për Kryemadhin: Kodi Penal parashikon burg

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka drejtuar gishtin ndaj kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, lidhur me ndryshimin e sjelljes së saj ndaj virusit. Teksa ka qenë...

Vendimi i fundit/ Nga 1 Dhjetori, mësimi online në shkolla

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendimin e papritur, ku është caktuar nga ekspertët se nga 1 dhjetori shumica e shkollave do jenë online. Për...

Emri/ Falsifikoi dokumentet, arrestohet juristi i Kadastrës së Vlorës

Një jurist i Kadastrës së Vlorës është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentet për një banesë. Hydai Shenaj, 56 vjeç, është...

Fotot e rralla/Dyqanet e familjes tiranase, me parfumeri të markave të njohura

Memorie.al publikon disa foto të rralla me imazhe të panjohura që i përkasin Tiranës të viteve të para të shekullit të kaluar, ku në...

Zhvlerësohen valutat kryesore, nuk luhatet monedha europiane

Monedha europiane vijon edhe këtë të mërkurë të ruaj të njëjtat vlera sikurse ditën e martë, duke u blerë sot sërish me 123.4 lekë...