Kryesore

“Luli e Mona, me ato doçka të pastra borë”, batuta e Ramës shkriu së qeshuri gjithë Kuvendin

               Publikuar në : 13:40 - 13/06/19 M. S

Kryeministri Edi Rama la të nënkuptuar sot në Kuvend se ka një plan midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, për ta larguar nga pushteti. Shefi i mazhorancës tha se pas këtij plani politik fshihet Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, dhe se Monika Kryemadhi e LSI-së, dhe kryedemokrati Lulzim Basha, janë vetëm instrumenta që shfrytëzohen prej tyre për të arritur qëllimin: minimin e rrugës së negociatave për në BE.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku në fjalën e gjatë mbajtur para deputetëve në Kuvend, Rama të lëshonte batutat e tij pikante. Rama foli për dy liderët e opozitës, Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën, të cilët i cilësoi si marioneta në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Këtu nisi edhe batuta e kryeministrit për ta: “E nga Luli dhe Mona që kanë marrë përsipër me ato doçkat e tyre të pastra borrrrëëë… të shpëtojnë kombin. Zot na ruaj. 4 aventurierë që kanë për mision të shkatërrojnë këtë vend”, tha Rama.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT