E dini se ka 5 lloje të ndryshme bananesh, veç bananes së verdhë. Në këtë rast do të ndalemi tek banania e kuqe, e cila është më e ëmbël se banania e zakonshme, edhe pse është e ngjashme.
Tuli është i butë me ngjyrë paksa rozë. Ato janë të pasura me beta karoten dhe me një aromë si luleshtrydhe. Ky fryt ka sasi të mëdha të kaliumit, vitaminës C dhe beta karoten beta. 1 banane e kuqe normale ka 400 mg kalium. Një banane e mesme plotëson 15% të nevojave të trupit me vitaminë C në ditë.
Banania e kuqe parandalon kancerin
Ajo ka veti të mëdha anti-oksidante, që ju ndihmojnë për të parandaluar kancerin dhe sëmundje të ndryshme të rënda. Gjithashtu ato janë të pasura me fibra, duke plotësuar 16% të nevojave të përditshme për fibra. Me konsumin e kësaj bananeje, eliminohet edhe rreziku i zhvillimit të diabetit tip 2. Ky frut është një përbërës i shkëlqyer për sallatë frutash. Ato konsumohen të freskëta, por edhe të thara.
Bananet e kuqe vijnë nga Kosta Rika dhe preferohen më shumë në Amerikën Qendrore, Meksikë dhe Australi.