E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Luftëtari gjen portier në Greqi, zbulohet afrimi i parë

Pas largimit të Shkëlzen Ruçit dhe Edvan Bakajt, Luftëtari ka mbetur pa një portier që jep garanci për sezonin e ri, edhe pse klubi ka në dispozicion dy gjirokastritë si Sadik Basha dhe Avernold Qyrani.

“Panorama Sport” raporton se ka mbërritur në Gjirokastër për të nënshkruar zyrtarisht kontratën një portier 22-vjeçar grek, Panajotis Paiteris. Bëhet fjalë për një portier, prodhim i klubit të Larisës. Si titullar Paiteris ka luajtur në klubin e Ligës së Dytë greke, që drejtohet nga Arian Bellai, Apollon Larisa.

Në sezonin e fundit ishte pjesë e ekipit tjetër të qytetit të Larisës, AEL, që militon në Superligën greke. Pritet që Paiteris të firmosë për gjirokastritët, në një kohë që në ditët e ardhshme do të ketë edhe të tjera zyrtarizime nga klubi. Kryesisht drejtuesit po shikojnë më shumë tregun grek, aty ku shumë shqiptarë luajnë në të gjitha nivelet. Një emër tjetër që pritet të zyrtarizohet dhe që vjen nga futbolli grek është qendërsulmuesi shqiptar, Reno Stavre, i cili prej tri ditësh po stërvitet me Luftëtarin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Greqia s’po gjen qetësi nga tërmetet, ja sa ishte magnituda

Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës, pranga 57-vjeçarit. Dalin dyshimet e para

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se ka goditur kryetarin e Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj. Pas hekurave...

Shto ujë e shto…komisione

Nga: Skënder Minxhozi Lulzim Basha po përpiqet të krijojë një axhendë paralele me "Foltoren" e Sali Berishës, e cila po gërryen prej javësh jo vetëm...

Rrjedhin dokumentet konfidenciale, si lobojnë shtetet për ngrohjen globale

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga "BBC News", tregon se si vendet po përpiqen të ndryshojnë një raport shkencor vendimtar, se...

Veshka e derrit transplantohet te njeriu (FOTO)

Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar në një njeri, pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një përparim...

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/Publikohen pamjet ‘apokaliptike’ (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant, në qytetin verilindor...