E diel, 20 Shtator, 2020
19 C
Tirana

Luftë me Greqinë? Turqia këmbëngul: Jemi gati të bëjmë çdo gjë

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Greqi: Cikloni ‘Ianos’ shkakton viktimën e parë

Greqia po përjeton një tmerr të vërtetë teksa është goditur nga cikloni 'Ianos', i cili ka shkaktuar edhe viktimën e parë. Sipas mediave greke, bëhet...

Vetvrasjet te ‘Shefqet Ndroqi’, neurologu nga Amerika u bën thirrje mjekëve shqiptarë

Gentian Toshkezi, neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, foli lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Ai u ndal te rastet e...

Autoritetet turke thonë se nuk parashikojnë që Bashkimi Evropian do të vendosë sanksionet kundër Ankarasë lidhur me konfrontimet me Athinën mbi pretendime në Mesdheun lindor. Bashkimi Evropian ka thënë se mbështet plotësisht Greqinë dhe Qipron në këtë konfrontim dhe ka kërcënuar se po shqyrton sanksione të reja, më të ashpra ndaj Ankarasë:

Bashkimi Evropian ka kërcënuar se po shqyrton mundësinë e sanksioneve ndëshkuese ndaj Ankarasë, nëse nuk fillon dialogu dhe nuk qetësohen gjakrat mes Turqisë dhe Greqisë. BE-ja ka paralajmëruar se nëse vazhdojnë tensionet, Ankaraja do të goditet me sanksione në takimin e krerëve të bllokut më 24-25 shtator. Por shefi i diplomacisë turke, shprehet shpërfillës në një intervistë të dhënë të hënën:

“Sinqerisht, nuk pres të ketë sanksione më 24-25 shtator, por ka mundësi. Ka gjasa që të vendosen sanksione kundër anijes sonë, kundër kompanisë apo individëve të caktuar. Ka ndodhur në të kaluarën. Por kjo nuk na bën të heqim dorë nga vendosmëria jonë, përkundrazi,” tha zoti Mevlut Covusoglu.

Kërcënimi i sanksioneve e ka dobësuar edhe më tej lirën turke, duke ndërlikuar rimëkëmbjen ekonomike pas poblemeve të shkaktuara nga pandemia.

Tensionet janë acaruar pasi Turqia ngriti pretendime për shfrytëzim mbi hapësira ujore që besohet se përmbajnë pasuri natyrore, mbi të cilat Greqia këmbëngul se ka sovranitet ekskluziv. Territori në fjalë ndodhet pranë brigjeve të Qipros, me të cilën Turqia nuk ka marrëdhënie diplomatike.

“Për ne Qiproja ka rëndësi kombëtare. Ne jemi gati të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme, ashtu si vepruam në 1974 për sigurinë dhe jetën e vëllezërve tanë qipriotë, duke vepruar me të njëjtën frymë dhe brenda të njëjtave parime,” tha Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Lexo edhe :   Konflikti për Mesdheun Lindor/ Mike Pompeo vizitë në Athinë
Lexo edhe :   Konflikti Greqi-Turqi/ Ngjela: Rama të bëjë kujdes, ndryshe do akuzohet për tradhti kombëtare

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një ulje të menjëhershme të tensioneve. Në komente gjatë fundjavës, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të mosmarrëveshjeve:

“Presidenti e ka bërë shumë të qartë. Ai ka folur me Presidentin Erdogan, me Kryeministrin Mitsotakis, dhe në të dyja rastet e ka thënë që mosmarrëveshjet detare duhet të zgjidhen në mënyrë diplomatike dhe paqësore,” tha zoti Pompeo.

Të dielën, largimi i anijes turke të kërkimeve sizmike nga zona e kontestuar në Mesdhe u përshëndet nga Athina si një hap i parë në drejtimin e duhur:

“Kthimi i anijes turke është një hap i parë pozitiv. Shpresoj se do të vazhdohet në këtë rrugë. Siç e kam thënë, përmbyllja e provokimeve i hap rrugë fillimit të bisedimeve. Nuk e kemi fshehur kurrë faktin se duam të zhvillojmë bisedime me Turqinë, pa provokime dhe akte të njëanshme,” tha kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis.

Ministri i jashtëm turk tha se Ankaraja ishte e hapur për bisedime pa parakushte, por shtoi se anija kërkimore Oruc Reis do të rifillonte shumë shpejt ekspeditën në zonën e diskutuar pasi u kthye të dielën në brigjet jugore turke.

“Ministria e Energjetikës në një deklaratë njoftoi se anija u ankorua pranë portit të Antalias për furizime dhe remont. Procesi do të kryhet ose në portin tonë ose në det të hapur, në varësi të nevojave të anijes. Kjo është thjesht mirëmbajtje rutinë,” tha ministri i jashtëm turk.

Turqia këmbëngul se ka pretendime të ligjshme në zonën e diskutueshme të Mesdheut. Greqia dhe Turqia nuk kanë një marrëveshje që shënjon ndarjen e shelfit kontinental në tabanin e detit Mesdhe. /voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qyteti i origjinës së pandemisë rihap diskot pa kufizime

Wuhan, qyteti i njohur ndryshe si origjina e pandemisë së koronavirusit, ka vendosur të hapë diskotekat pa kufizime. Sipas mediave të huaja, qyteti me 11...

Kush ishte Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja amerikane që humbi jetën nga kanceri

Anëtarja e Gjykatës së Lartë së Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta dje në banesën e saj në Uashington, në...

Cikloni i rrezikshëm mbërrin edhe në ishullin e Kretës

Cikloni “Ianos” ka mbërritur edhe në ishullin e Kretës tashmë. Sipas mediave greke, stuhia ka prekur më së shumti anën perëndimore të ishullit. Shumë zona...

Mali i Zi/ Abazoviç drejt Ministrisë së Jashtme

Zdravko Krivokapiç do të jetë në krye të qeverisë së re të Malit të Zi. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja, “Novosti”, e cila ka...

SHBA/ Të shtëna në Rochester, dy viktima e 14 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Rochester, SHBA. Lagjja...