Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjatë takimeve me udhëheqësit amerikano-latinë ka denoncuar përpjekjet e Rusisë, Iranit dhe Kubës për mbështetjen e presidentit Nicolas Maduro, ndërsa kritikoi edhe linjën ajrore direkte Teheran-Karakas.
Kompania ajrore Mahan Air, u sanksionua nga Uashingtoni nën dyshimin se transportonte pajisje ushtarake në vatrat e luftës në zonat e Lindjes së Mesme.
Gjatë kësaj fundjave, Pompeo pati një vizitë zyrtare në Lima të Perusë, ku takoi presidentin peruan Martin Vizcarra, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nestor Popolizio.
Edhe pse amerikanët dhe komuniteti ndërkombëtar po shton gjithmonë e më shumë presionin ndaj qeverisë së Maduros, ky i fundit ka bërë thirrje për forcimin e radhëve të gardës civile venezueliane me një milion gardistë deri në fund të këtij viti, pasi po rrezikohet nga kundërshtari i tij politik, Juan Guaido, i cili po përpiqet të rrëzojë qeverinë e Maduros nëpërmjet një grushti shteti.