E premte, 6 Gusht, 2021
25.5 C
Tirana

Lufta në det/Presidenti grek i përgjigjet Erdoganit, ja mesazhi i fortë

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos i ka kthyer përgjigje të prerë Turqisë, duke refuzuar sugjerimet për një shkëmbim të dy ushtarëve grekë të burgosur në Turqi, në këmbim të ushtarëve turq, të cilët Ankaraja i kërkon në lidhje me puçin e dështuar më 2016.

Komentet e presidentit grek vijnë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se Qeveria e tij mund ta shqyrtojë mundësinë që ushtarët grekë të shkëmbehen me ushtarët turq.

“Shkëmbimi i dy ushtarëve grekë që janë të burgosur me tetë ushtarët turq që janë në Greqi, as që vihet në diskutim”, tha Pavlopoulos, raporton Rel.

Tetë ushtarët turq kishin ikur në Greqi pas grusht-shtetit të dështuar më 2016 në Turqi.

Gjykata Supreme greke ka vendosur që ushtarët turq të mos ekstradohen, pavarësisht kërkesave të Ankarasë se ata duhet të përballen me drejtësinë në Turqi.

Të tetë ushtarët mohojnë çdo përfshirje në puçin e dështuar. “Ata (Greqia) kanë kërkuar që ne t’ua kthejmë ushtarët grekë dhe ne u kemi thënë atyre se nëse bëni kërkesa të tilla, fillimisht duhet të na i dorëzoni ushtarët e FETO-s, të përfshirë në grusht-shtet”, ka thënë Erdogan të shtunën, në një intervistë për televizionin NTV.

Ankaraja i referohet me akronimin FETO, Lëvizjes Hizmet të klerikut turk, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon se qëndron prapa tentim grusht-shtetit. Lëvizja e Gulenit në Turqi është shpallur organizatë terroriste. Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtare/ Messi largohet përfundimisht nga Barcelona

Lionel Messi nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës. Njoftimi ka ardhur nga klubi katalanas, ku zyrtarizoi “divorcin” me yllin argjentinas për arsye...

Kryengritja në gotë e Sali Berishës kundër SHBA

Nga: Mero Baze Sali Berisha i harxhoi gjithë fishekët kundër SHBA, në një përpjekje për t’u dëshmuar atyre se ka pas Partinë Demokratike dhe do...

Ish-shefi i Ndërlidhjes: Ju rrëfej sozinë që përdorte Enveri në Pogradec

Inxhinier Luan Pogaçi, ish-shefi i Ndërlidhjes dhe Informacionit i Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Brendshme, numrin e kaluar ka kujtuar bëmat e Hekuran...

Kemi kryetar, por jo lider! PD, zyrtarisht në konflikt

Nga: Fatbardh Kadilli Nuk mjafton të ulesh në karrigen e kryetarit që të kryesosh, të udheheqësh. Janë gjëra të ndryshme. Kryetar të bëjnë vendimet. Kryetar...

Asnjë humbje jete nga Cov*d-i gjatë 24 orëve të fundit, rriten infektimet

Dita-ditës po shtohen infektimet. Duket se thirrjet e Ministrisë së Shëndetësisë për të zbatuar masat anti-Covid, kanë shkuar në "vesh të shurdhër" për këtë...