Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se lufta mes Izraelit dhe Palestinës do të ndikojë në sigurinë e Rusisë.
Gjatë një takimit të Këshillit Rus të Sigurimit, Putin ka thënë se nëse konflikti mes dy vendeve do të përshkallëzohet më tepër, mund të ndikojë në sigurinë e vendit, shkruan BBC.
“Unë do të doja të dëgjoja mendimin tuaj se si po shpaloset situata në Lindjen e Mesme. Unë dua të them se konflikti Izraelo-Palestinez po pwrshkallwzohet. Kjo po ndodh në afërsi të kufijve tanë dhe ndikon drejtpërdrejt në interesat e sigurisë sonë, tha Putin.
Konflikti mes Palestinës dhe Izraelit vijon të përshkallëzohet. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza.
Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur.