E diel, 13 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Lufta e Parë Botërore: Si shkatërroi 4 perandori e ndryshoi hartën e botës

Më 11 nëntor 1918, pas më shumë se 4 vjet luftimesh të tmerrshme dhe humbjes së miliona jetëve, heshtën armët në Frontin Perëndimor. Edhe pse luftimet vazhduan diku tjetër, armëpushimi midis Gjermanisë dhe aleatëve, ishte hapi i parë që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Ajo luftë shkaktoi rreth 40 milionë të vdekur. Prej tyre, 9-11 milionë ishin ushtarë, pjesa tjetër civilë. Këta të fundit vdiqën nga uria dhe sëmundjet. Mes tyre, ishte pandemia e tmerrshme e gripit të vitit 1918.

Ajo luftë e ndryshoi hartën e Evropës. Katër fuqi të mëdha u shpërbënë në kombe më të vogla ose u zhdukën tërësisht nga harta: Perandoria Gjermane, Austro-Hungaria, Perandoria Osmane dhe Perandoria Ruse.

Ndërkohë fituesit e luftës Franca, Britania e Madhe dhe SHBA, rivizatuan hartat e Evropës dhe Lindjes së Mesme. Gjermania u ndëshkua më rëndë nga të gjithë, dhe sipas historianëve; Traktati i Versajës nuk bëri paqe, por hodhi bazat e shpërthimit 2 dekada më vonë të Luftës së Dytë Botërore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...