E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Lufta Amerikë-Iran/ Shpiket roboti që qëllon me një precizion të lartë (VIDEO)

Pas ekzekutimit të gjeneralit Qasem Soleimani, turma e madhe thërriste: Vdekje Amerikës! Madje shqetësimi ishte në rritje, aq sa frika ishte për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore. Po a do ta nxisë Luftën e Tretë Botërore? Ajo çfarë u vu re ishte një hakmarrje e menjëhershme e Iranit, dhe kjo pritet ti çojë në një cikël veprimesh, që mund t’i afrojnë dy vendet edhe më shumë drejt një konflikti të plotë. A ekziston rreziku që Irani të përdorë përgjigjen bërthamore?

Përgjigjja e prerë është JO! Pasi Irani nuk ka program të armëve bërthamore, edhe pse ka disa elementë që mund të kontribuojnë në këtë program. Pas sulmit ajror amerikan që vrau gjeneralin iranian, Qasem Soleimani, ‘lufta’ dhe kërcënimet në distancë ndërmjet SHBA dhe Iranit nuk janë ndalur.

Në rrjetet qarkullon një video, ku SHBA demonstron shpikjen më të fundit. Bëhet fjalë për një robot, që pretendohet të jetë ushtari që do të luftojë në luftën e fundit midis Amerikës dhe Iranit. Amerikanët kanë testuar robotin që qëllon në shenjë në çdo gjuajtje, me një precizion të lartë.

Prej disa ditësh, tensionet mes SHBA dhe Iranit janë në pikën maksimale. Irani ka vendosur të hakmerret ndaj SHBA-së, duke sulmuar me raketa dy bazat ushtarake të SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani. Perplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe, pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve. Por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vra një punonjës amerikan.

Lexo edhe :   Përshkallëzim i mundshëm i tensioneve Rusi-Ukrainë, SHBA vihet në lëvizje
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...