Të Gjitha

Luan Rama nostalgjik për PS-në, nxjerr fotot me Fatos Nanon dhe lë ‘jashtë loje’ Edi Ramën

               Publikuar në : 16:44 - 12/06/19 S.N

Dita e sotme është një ditë e veçantë për Partinë Socialiste pasi feston përvjetorin e 28-të të themelimit të saj. Në kuadër të kësaj dite të shënuar nuk kanë munguar urimet nga politikanë të shumtë, ndërkohë vëmendjen na e tërhoqi urimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe ai i atij të ish-deputetit të LSI-së Luan Rama.

Arsyeja lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me Partinë Socialiste sot dhe atë të 28 viteve më parë.

Kontrasti është i dukshëm pasi Veliaj e ka uruar PS-në me një foto aktuale ku shfaqet ai krah kryeministrit Edi Rama, ndërsa Luan Rama ka postuar në rrjetin social Facebook disa foto ku shfaqen themeluesit e parë të partisë në fjalë.

Për hir të së vërtetës ky reagim nga Luan Rama është bërë jo pa qëllim pasi kujtojmë se ai më parë ka qenë pjesë e PS-së dhe më pas e braktisi atë, duke u bërë pjesë e LSI-së.

Dukshëm, ai është një adhurues i PS-së së dikurshme dhe jo i kësaj që të gjithë njohim tani.

“Gëzuar ditëlindjen e Partisë tonë Socialiste shoqe dhe shokë socialistë. 28 vjet më parë, e themeluam dhe e rritëm si forcë moderne e progresiste, në luftën për demokracinë pluraliste dhe shtetin e të drejtës, si mishërim të vlerave të patjetërsueshme të humanizmit e solidaritetit, pa menduar kurrë që sakrificat dhe gjithë ai korpus vlerash e kontributesh fondamentale për Shqipërinë Evropiane, do të bjerreshin e do të dominoheshin sot prej rekordesh që e lidhin atë mjerisht me krimin dhe korrupsionin endemik, me vjedhjen e votës dhe kriminalizimin e jetës politike dhe publike. Respekt e mirënjohje për të gjithë drejtuesit e parë të saj; Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Spiro Dede, Ismail Lleshi, Namik Dokle, Dritëro Agolli, Gramoz Ruçi, Fatmir Kumbaro, Arta Dade, Ermelinda Meksi, Xhavat Lloshi, Sabit Brokaj, Fatri Sinani, Maqo Lakrori, Et’hem Ruka, Moikom Zeqo, Luan Hajdaraga e të tjerët, më të rinjtë që erdhën më pas si Ilir Meta e Pandeli Majko!

Nderim dhe respekt për të gjithë socialistët, prej 12 qershorit 1991 e tëhu, që njësoj si themeluesit, ishin e mbeten socialistë”, shkruan Luan Rama, duke mos përmendur asgjëkundi emrin e Edi Ramës.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT