E hënë, 10 Gusht, 2020
20 C
Tirana

Luan Rama i drejton gishtin Prokurorisë: Çfarë keni hetuar për 21 shtatorin

Më të lexuarat

Pronari i hotelit në Tushemisht nxjerr emrat e dy autorëve të atentateve

Pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec, Jetmir Muçllari, ka dhënë emra konkretë se cilët beson ai se fshihen pas dy atentateve në hotelin e...

Kthimi nga zonat bregdetare, Policia: Hiqen 34 patenta, gjobiten 154 shoferë

Policia e Shtetit bën me dije se prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

U hodh me parashutë në Qafën e Llogarasë, 39-vjeçari përfundon në përrua

Një 39-vjeçar nga Tirana sot në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë, mirëpo aventura nuk ka përfunduar mirë! Policia bën me dije se shtetasi...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa 4...

Ekzekutimi i 27-vjeçarit dyshohet të ketë qenë gjakmarrje, ja çfarë gjeti policia në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar u gjet i pajetë...

Pandemia/ Epidemiologu i njohur: Lajme të mira miqtë e mi

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë disa “lajme të mira” lidhur me pandeminë. Ai sqaron se virusi...

Dy atentate në pak ditë në hotelin në Tushemisht, pamjet e kamerave nga atentati i parë

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, ku u regjistruan të shtëna me breshëri mëngjesin e sotëm, ka qenë në shënjestrën e një tjetër...

Hyrja e forcave serbe në Kosovë/ Hoti “thumbon” Haradinajn

Mediat në Kosovë ditën e djeshme raportuan për hyrjen e forcave serbe në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj shkoi në fshatin...

Ronaldo do të largohet nga Juventusi, zgjedh ekipin e ri

Një fjali e thënë së fundmi nga Cristiano Ronaldo lidhur me sezonin 2019-2020, ka bërë që të lindin aludim për një largim të mundshëm...

Nga selia e Partisë Socialiste për Integrim në një dalje për shtyp, zëvendëskryetari i saj ka drejtuar disa pyetje Prokurorisë. Ai e ka nisur deklaratën e tij duke i kërkuar prokurorisë të bëjë publike se çfarë hetimesh janë bërë për tërmetin e parë të fuqishëm, atë të 21 shtatorit. Ai ka theksuar se asnjë nuk mund të amnistohet apo të fshihet pas kësaj situate. Sipas tij, prokuroria duhet të dalë publikisht dhe të informojë opinionin publik.

Risia që do të ndryshojë botën. Testohet sistemi që mund të parashikojë tërmetet

Deklarata e Luan Ramës:

Në emër të Lëvizjes Socialiste Për Integrim përgjigje publike për të informuar qytetarët e vendit nga ana e Prokurorisë së Shtetit, më konkretisht është detyrim kushtetues përveç se detyrim moral, është detyrim ligjor përveç se detyrim njerëzor që Prokuroria të informojë madje menjëherë, se çfarë ka bërë organi që përfaqëson akuzën dhe hetimin në emër të shtetit në lidhje me tërmetin e 21 shtatorit që ishte parathënia dhe paralajmërimi i asaj që ndodhi në 26 nëntor.

Pra më konkretisht, pyetja për Prokurorinë është, a ka hetuar organi i Prokurorisë në lidhje me shkaqet, faktorët dhe përgjegjësitë institucionale dhe individuale të pasojave të tërmetit të 21 shtatorit, dhe nëse ka hetuar çfarë ka konkluduar grupi hetimor.

Duhet të informohej Prokuroria se kush ishte përbërja e grupit hetimor?

Cilët kanë qenë prokurorët që kanë hetuar tërmetin e 21 shtatorit? Cilët janë personat përgjegjës?

Çfarë ka konkluduar Prokuroria?

Çfarë masash ka propozuar Prokuroria?

Cilat kanë qenë veprimet ligjore që imponojnë Prokurorinë të sillet në zbatim të kodit të procedurës penalë në rastin e tërmetit të 21 shtatorit.

A ka konstatuar Prokuroria mosveprim të strukturave shtetërore dhe të titullarëve përgjegjës të tyre sepse është thënë zyrtarisht në njoftimin publik dhe zyrtar nga ana e ministres së Mbrojtjes se janë dëmtuar apo janë shpallur të pavlefshme për të banuar 960 objekte në tërmetin e 21 shtatorit.

Çfarë është bërë me këto objekte? A është bërë analiza e tyre? A janë evakuuar banorët që banonin në to dhe si konkluzion i kësaj, cili ka qenë përfundimi i Prokurorisë në raport me tërmetin e 21 shtatorit sepse është thënë dje zyrtarisht nga organi i akuzës që ka nisur hetimi për shkaqet dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Natyrisht është në përmbushje të detyrës së vet dhe unë nuk e di nëse Prokuroria është aktivizuar pasi u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare apo e ka nisur punën e vet që në mëngjesin e 26 nëntorit, pra menjëherë sapo ra tërmeti dhe sapo u shfaqën pasojat e para të dëmeve të tij. Por lind një problem tjetër që duhet ti japë përgjigje menjëherë organi i akuzës sepse dje gjatë gjithë ditës kryeministri i vendit ka urdhëruar evakuimin, grumbullimin dhe transferimin e inerteve të mbetura nga shembjet e godinave nga vendi i ngjarjes që në kuptimin ligjor është një skenë krimi drejt një destinacioni tjetër.

A e ka autorizuar Prokuroria prishjen e atyre rrënojave apo godinave të mbetura dhe a i ka administruar Prokuroria të gjitha këto vende ngjarjeje si skena, si vende krimi dhe cili është qëndrimi i Prokurorisë

Qëndrimi i Prokurorisë në lidhje me këtë. A ka nisur analiza e përbërjes së strukturave, me të cilat kanë qenë ndërtuar objektet që janë shembur apo që janë rrënuar apo të tjerat që janë të dëmtuara në proces.

Pra është një mori pyetjesh, ndaj të cilave Prokuroria e shtetit është e detyruar të japë përgjigje, është e detyruar të informojë publikun, është e detyruar të përmbushë përgjegjësitë e veta me qëllim që dhembja dhe ngushëllimi i të gjithë njerëzve që humbën të dashurit e tyre nën rrënojat e krimit, të cilat kanë autor përgjegjës të mund të lehtësohet sadopak.

Prandaj mbi bazën e këtyre pyetjeve, ne dhe jo vetëm ne, por i gjithë opinioni publik shqiptar dhe në radhë të parë ata që kanë humbur të dashurit e tyre, ata që janë plagosur, ata që janë dëmtuar nga pasojat e tërmeteve presin përgjigje.

Zonja Prokurori e Republikës së Shqipërisë, Zonja titullare e Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, të nderuar prokurorë që punoni në këtë institucion jepini përgjigje qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Çfarë keni bërë me tërmetin e 21 shtatorit që t’iu besojmë që do zbatoni ligjin dhe do të zbardhni të vërtetën duke identifikuar përgjegjësit dhe për t’i çuar ata përpara ligjit edhe me tërmetin e 26 nëntorit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Hoti: Hapja e shkollave varet nga situata epidemiologjike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri...

Zgjidhja 400-vjeçare për të shërbyer në restorante në kohën e pandemisë

Restorante dhe bare të shumtë në Itali kanë rihapur “dritaret e verës”, si pjesë e masave për të kufizuar përhapjen e koronavirusit pas rinisjes...

Kriza ekonomike në Shqipëri gjatë pandemisë

Në Shqipëri, pandemia e Covid-19 po lë pasoja të thella dhe afatgjata në ekonomi. Ekspertët pohojnë se 6 - mujori i parë i vitit shënoi...

Arrihet marrëveshja, njihuni me trajnerin e ri të Partizanit

Trajneri i ri i Partizanit do të jetë Ilir Daja. Raportohet se klubi do e prezantojë nesër Dajën në orën 11:00. Daja mbylli bashkëpunimin me klubin...

Babai i tij u nda nga jeta/ Bushati: Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen

Sulejman Bushati, babai i ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati është ndarë nga jeta pasditen e sotme. Prej disa kohësh ai vuante nga një sëmundje e...