Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është shprehur në një intervistë për “A2CNN”, se Ilir Meta në përfundim të mandatit si kreu i shtetit, mund të jetë ideatori i një lëvizje të re. Ndonëse nuk ka përcjellë detaje të tjera, Kryemadhi ka shtuar më tej se Metës, “kostumi” i LSI-së i rri shumë ngushtë. Ndaj presidenti Meta ka menduar që të jetë ideatori i një lëvizje të re, që rikthen identitetin kombëtar dhe integritetin tonë.
“Nuk e di nëse Ilir Meta do të kthehet në LSI apo jo, sepse LSI është shumë e vogël për Metën. Është një kostum që i rri ngushtë, por mund të jetë ideatori i një lëvizje të re që rikthen identitetin kombëtar dhe integritetin tonë.
Por mendoj se do të jetë një iniciativë. Për hir së vërtetës, na pëlqen apo s’na pëlqen, është politikani i vetëm që Kryemadhi me Bashën me vendimet që morën, e përballën tre herë me togat e pushkatimit: dy herë në Venecia ku ai e fitoi betejën dhe një herë në Gjykatën Kushtetuese. Meta është instrument që bashkon shumë grupe”, tha Kryemadhi.