E diel, 20 Qershor, 2021
17.5 C
Tirana

LSI ankesë për KQZ, thirrje SPAK të ndërhyjë: S’po na jepen pamjet filmike

LSI i kërkon SPAK-ut të ndërhyjë që t’i jepen pamjet e filmike që i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka ka bërë me dije se subjekti politik, të cilit ajo i përket ende nuk i ka marrë pamjet e filmike që i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve prej dhjetë ditësh.

Madje sipas Cakës, për një prej KZAZ-ve të Elbasanit nuk i ka pamjet filmike që kërkon LSI-ja.  Caka tha se, Lëvizja Socilaiste për Integrim është e vendosur në denoncimin e çdo parregullsie dhe paligjshmërie të procesit të 25 prillit.

Ajo i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, të nisë menjëherë hetimin për arsyen e vonesës së dorëzimit të pamjeve filmike, të cilat sipas ligjit, duhet t’i vendosen pa vonesë në dispozicion, çdo subjekti politik të interesuar.

DEKLARATA E PLOTË NGA ZYRAT E LSI:

Përshëndetje! Jemi në këtë konferencë për t’ju bërë me dije se prej disa ditësh i kemi kërkuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pamjet filmike të procesit të numërimit për disa KZAZ, ku janë vërejtur shkelje të rënda, të cilat kanë të bëjnë me tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Duam të përmendim faktin se ka patur vonesa në vendosjen në dispozicion të pamjeve filmike për KZAZ-të nr. 66 në Berat, 25 në Shijak dhe 70 në Maliq. Akoma dhe më shumë rëndohet situata për KZAZ-në numër 47 të Elbasanit, ku edhe sot që flasim, 10 ditë pas procesit zgjedhor, ende nuk na janë vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit.

Madje, në informacionet tona edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ende nuk është pajisur me këto pamje filmike. Kompania që disponon pamjet filmike, R&T, në pronësi të Renis Tërshanës, bashkëpunëtor dhe ish ortak me Samir Mane-n, vonon enkas dorëzimin e pamjeve filmike, pikërisht në KZAZ-të ku tjetërsimi i votës, ka marrë përmasa kriminale. Në kuadër të ruajtjes së votës së çdo shqiptari, Lëvizja Socilaiste për Integrim është e vendosur në denoncimin e çdo parregullsie dhe paligjshmërie të procesit të 25 prillit. I bëjmë thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, të nisë menjëherë hetimin për arsyen e vonesës së dorëzimit të pamjeve filmike, të cilat sipas ligjit, duhet t’i vendosen pa vonesë në dispozicion, çdo subjekti politik të interesuar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...