Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Intervista

Lorenc Vangjeli: Berisha ka shkuar “bedel” në vend të ushtarit të mirë Lul

14:57 | 18/06/2021
in Intervista
Lufta për Teatrin, arsyeja gjendet edhe tek armiku më i egër

Lulzim Basha u rizgjodh për të tretën herë në krye të Partisë Demokratike. Kandidatët që garuan,pranuan humbjen por e atakuan procesin zgjedhor. Si e vlerësoni në optikën tuaj gjithë procesin zgjedhor?

Zgjedhjet në Shqipëri, të çfarë do lloji qofshin, nuk kanë rezultat tjetër për atë që humb: ose i fiton, ose zgjedhjet janë vjedhur! Këtë e kanë thënë të gjitha opozitat në Shqipëri, të majta apo të djathta. Këtë kanë thënë edhe pjesmarrësit e çdo gare. Në politikë apo në sport, në tendera apo në konkurse për vend pune, në ndarje çmimesh apo dekoratash, në Shqipëri vazhdon të paguhet fort çmimi i mosbesimit mes palëve. Sepse gara as ka ekzistuar dikur dhe as nuk po afrohet si aktor në jetën publike të vendit. Duket si fatalitet, por kështu është dhe nuk duket në horizont se ka shanse të ndryshojë ndonjë gjë e madhe. Edhe kur humbësit kanë të drejtë sepse kushtet e garës kanë qenë të padrejta. Nuk bën përjashtim as farsa për rizgjedhjen e kryetarit të PD-së. Ai ishte një ushtrim i pashembullt hipokrizie, një vënie në skenë e demokracisë së brendshme në mënyrë mediokre, pa fantazi, pa shije, pa kuptim. Tre kandidatët që humbën dhe që dihej se do të humbin, i dhanë për arsyet e tyre legjitimitet institucional një gare që nuk kishte fare legjitimitet moral. Do të vlente më mirë të hynin në një çadër proteste në oborrin e PD-së, siç hyri PD-ja vetë përpara zgjedhjeve të 2017-ës dhe të kërcënonin me bojkot nëse nuk plotësoheshin kushtet për garë të ndershme. Me të gjitha gjasat, përtej ironisë, do të mund të merrnin një marrëveshje më të mirë se ajo e Bashës me Ramën në atë kohë. Sepse në këtë mënyrë, gara i dha Bashës fitoren e tij të tretë mbi partinë, ndërkohë që Rama do të qeverisë për herë të tretë Shqipërinë.

Basha akuzoi Ramën për deformim në zgjedhjet e 25 prillit, por ndërkohë në zgjedhjet e PD-së pati probleme me vëzhguesit e kandidatëve të tjerë që nuk u lejuan të kishin akses si vëzhguesit e Bashës. Sa morale është kjo gjë dhe pse Basha u frikësua nga kandidatët garues sidomos nga Shehaj?

Basha nuk është frikësuar nga kandidatët që garuan kundër tij, përkundrazi. Ai do të frikësohej vetëm nëse ata do të tërhiqeshin nga gara dhe ta linin të konkurronte vetëm me veten, siç dhe planifikoi ai se duhej të ndodhte, duke mbajtur në kasafortë listat e votuesve, duke afruar datën e zgjedhjeve dhe duke përdorur potencialin e partisë në fiunksion të rizgjedhjes. Si kryetar partie në detyrë, Basha ishte dhe kryetar i “KQZ-së” partiake që bëri rregullat, numëroi votat dhe shpalli fituesin. Në të vërtetë, Basha e ka tjetër kundër frikën dhe ankthin e tij. Jo duke u nisur nga rasti i Berishës tashmë non grata në SHBA, por sepse ai është një nga ata shumë pak njerëz në Tiranë që di se më e keqja për të personalisht, për partinë e tij dhe klasën politike në vend, është ende në rrugë e sipër për të ardhur në Tiranë. Me një diferencë të vetme sepse çfarë është keq për ta, është e mirë për vetë Tiranën dhe gjithë shoqërinë shqiptare.

U lajmërua një konferencë shtypi nga PD se do ishte Basha ndërkohë materiali u shpërnda me “ëetransfer”. Basha ka frikë të përgjigjet për garën, apo frikë ndaj Berishës? Zëra ka se Basha është nën presion nga SHBA për të shkarkuar Berishën nga grupi parlamentar. Cfarë po ndodh në Partinë Demokratike?

Kjo është një nga gënjeshtrat më të mëdha që po artikulohet si një shfajësim për Bashën. Nuk është kështu dhe ka shumë gjasa të jetë totalisht e kundërta: Berisha ka shkuar “bedel” në vend të ushtarit të mirë Lul në luftë. Nuk e kontrollon më Berisha partinë, siç le Basha të kuptohet kur humb apo kur merr vendime të gabuara. Në këtë pikë gabojnë edhe miqtë e tij që e justifikojnë si duarlidhur për të qenë vetvetja, edhe kundërshtarët që e konsiderojnë si peng të Doktorit. Eshtë krejt e kundërta. Eshtë Doktor Berisha peng i arkëtarit të vjetër dhe jo kryetarit të ri të rizgjedhur të PD-së.

Berisha dha sinjale të forta për një rikandidim në prag të zgjedhjeve. Çfarë po synon Berisha? A është Basha nën presionin e Berishës?

Berisha nuk do të kandidojë pë të rimarrë partinë e tij. Sinjalet e forta që përmendi ju nuk kanë të bëjnë me një garë të mundshme të re brenda në parti, por me një ftesë për t’u rillogaritur edhe ai në partinë që la tetë vjet më parë, por që tashmë nuk i përket më atij. Për analogji, edhe Fatos Nano u pendua dy vjet mbas dorëheqjes që dha në 2005-ën dhe kërkoi të rikthehet në politikë dhe në PS nga dera e presidencës. Pavarësisht se çfarë thuhet tani, atëherë ajo derë ju mbyll me shtatë palë Saimirë që e përcollën në oborrin e selisë. Pushteti në Shqipëri derivon nga partitë. Po të shohësh ushtrimet e demokracisë brenda partive politike në vend, me kryetarë të përjetshëm, askush nuk duhet të presë gjë tjetër në çdo nivel të qeverisjes. Me një të njëjtën stil gare, me një njëjtën frymë që u ndesh me Bardhin, Basha do t’ja nxinte nderin Berishës me humbje. Në të njëjtën mënyrë që anashkaloi Shehajn dhe Harxhin, ai nuk do të harxhonte pothuaj fare energji për të fituar edhe përballë Doktorit. Dhe këtë më mirë se kushdo e di vetë Doktori, i cili ndryshe nga sa perceptohet në sipërfaqe, është nën presionin e vulembajtësit të partisë që përmbysi komunizmin në vend, por që tani është shtrirë përmbys nga paaftësia për të fituar edhe atëherë kur është e pamundur të humbet gara në zgjedhje.

Intervistoi Fernanda Cenko/ Fjala.al

Tags: bashaBerishalorenc vangjeliPD

TË LIDHURA

Abraham: Ballkani i Hapur është në dobi të Kosovës
Intervista

Abraham: Ballkani i Hapur është në dobi të Kosovës

10:27 | 10/06/2022
Rexhep Qosja: Rama e Kurti të flasin hapur për bashkimin e dy vendeve
Intervista

Rexhep Qosja: Rama e Kurti të flasin hapur për bashkimin e dy vendeve

11:28 | 28/05/2022
“Si jemi gjallë pas xhirimeve në ato kushte”, Reshat Arbana nxjerr të pathënat
Intervista

“Si jemi gjallë pas xhirimeve në ato kushte”, Reshat Arbana nxjerr të pathënat

08:32 | 02/12/2021
Next Post
”E quajti shalqi me provë”, Basha i përgjigjet Ramës

Mbledhja e Kryesisë/ Basha: Shqiptarët nuk mund të presin deri në 2025-ën

Si mund të mësojmë të jetojmë me Covid-19?

Si mund të mësojmë të jetojmë me Covid-19?

Austria, 1 milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

Austria, 1 milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

JU REKOMANDJOMË

Zbulohet oferta e Milanit për rinovimin e kontratës me Ibrahimoviç

Zbulohet oferta e Milanit për rinovimin e kontratës me Ibrahimoviç

2 vjet ago
Përplasjet në Kuvend/ Maliqi: Uroj mos të kesh fatin e Tahirit. Lleshaj: Pse jeni larguar dy herë nga Policia e Shtetit?

Përplasjet në Kuvend/ Maliqi: Uroj mos të kesh fatin e Tahirit. Lleshaj: Pse jeni larguar dy herë nga Policia e Shtetit?

2 vjet ago
Eksploziv automjetit luksoz në Fushë-Bulqizë, kush është pronari i “Audit Q7”

Eksploziv automjetit luksoz në Fushë-Bulqizë, kush është pronari i “Audit Q7”

5 vjet ago
Berisha reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës

Dy çrregullimet psikike të Sali Berishës

3 muaj ago




TË FUNDIT

Zhbllokimi i ngërçit me Bullgarinë, reagon Qeveria e Maqedonisë së Veriut
Kryesore

Zhbllokimi i ngërçit me Bullgarinë, reagon Qeveria e Maqedonisë së Veriut

by Mar Si
15:49 | 30/06/2022
0

Pas qëndrimit publik të presidentit francez Macron, ku tha se ishte gjetur një zgjidhje me Bullgarinë për...

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut-Bullgarisë/Macron: Kemi gjetur një zgjidhje kompromisi

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut-Bullgarisë/Macron: Kemi gjetur një zgjidhje kompromisi

15:29 | 30/06/2022
Salianji sulmon qeverinë: S’keni hallin e qytetarëve, paratë u’a jepni një grupi oligarkësh

Salianji sulmon qeverinë: S’keni hallin e qytetarëve, paratë u’a jepni një grupi oligarkësh

15:19 | 30/06/2022
Tabaku ironizon Ramën: Rrofsh sa malet o shoku Edi!

Tabaku ironizon Ramën: Rrofsh sa malet o shoku Edi!

15:03 | 30/06/2022
Portreti i “rrallë” i Princeshës Diana shfaqet në Londër

Portreti i “rrallë” i Princeshës Diana shfaqet në Londër

14:38 | 30/06/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com