E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Lokalet në Lungomare i rikthehen punës, ‘plan’ për mos respektim të orarit

Pas protestave dy ditore të bizneseve në Vlorë e jo vetëm, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi dje shtyrjen e orës policore deri në orën 23:00. Kjo është e vetmja masë që ka ndryshuar, pasi masat e tjera anti-Covid do të mbeten njësoj si ishin. Kështu, vijon të jetë në fuqi ora policore deri në 00:00, stadiumet, teatrot me 30% të kapacitetit të tyre. Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.

Një ditë pas mbylljes së lokalave dhe bojkotit nga ana e biznesmenëve, lokalet në Lungomare i janë rikthyer punës normalisht. Ende nuk është marrë një vendim se si do të veprojnë pas orës 23:00.

Nga informacionet e marra, jo zyrtare, thuhet se ato nuk do e respektojnë këtë orë policore, por kjo mbetet për t’u parë sot në mbrëmje. Pronarët në një zë kërkojnë që të kenë në sfond muzikë deri në orën 00:00, si dhe ora policore të shtyhet deri në orën 02:00 të mëngjesit. Sipas tyre, turistët nuk duhet të shohin furgonat e policisë në këtë sezon turistik.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

 Izmir Smajlaj nuk kualifikohet për në finale

Izmir Smajlaj nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati. Një tjetër sportist shqiptar largohet nga Olimpiada e Tokios, teksa është...

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...