E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

‘Loja’ e çiftit presidencial/Shashkat e Metës ‘bëjnë’ Topallin presidente

Mesazhi presidencial lidhur me sakrifikimin e mandatit, por edhe jetën e tij për të gjetur zgjidhjen e situatës politike u interpretua në forma të ndryshme. Përpjekja e Metës vjen në kohën kur kriza është thelluar. E mbi të gjitha, ky mesazh i qartë përcillet nga njeriu që ka mbajtur veshur kostumin e liderit të LSI-së, parti të cilën ia la trashëgim bashkëshortes së tij.

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, dy liderët e opozitës së bashkuar, përdorën të gjitha mjetet për të kryer protestat, për të ulëritur me të madhe se kjo qeveri duhet shporrur, për zgjedhje të lira e të ndershme, e mbi të gjitha, për taksa më të ulta dhe punësim për popullin, pasi kriza nuk po i lë të ngrenë kokën lart.

I gjithë ky tur ka zgjuar shpresat e shqiptarëve. Kjo reflektohet edhe në pjesëmarrjen e shqiptarëve në protesta, hera-herës me një pjesëmarrje masive, e një herë tjetër me një numër relativisht më të vogël, por që krijojnë një zhurmë të madhe anembanë vendit. Misioni i tyre tashmë është realizuar, për tu bërë bashkë, e për të protestuar ‘paqësisht’.

Protesta paqësore, duket si një term që gjen zbatim në teori, pasi në jo pak raste janë evidentuar edhe raste plagosjesh, persona që kanë pasur probleme me rrugët e frymëmarrjes nga hedhja e shashkave e bombave molotov.

Jo më larg se dy ditë më parë, kreu i Shtetit hodhi një ‘shashkë’, e cila krijoi shumë zhurmë dhe mori vemendjen e duhur mediatike dhe jo vetëm.

“Por, kriza e thellë e përfaqësimit nuk mund të zgjidhet, as me dhunë, as me metoda policore, dhe as me mjete financiare, por vetëm me dialog politik, për të rivendosur legjitimetin e përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”, u shpreh Meta.

Duke e harmonizuar ‘sakrifikimin’ e tij me stabilitetin e nevojshëm, Meta tha se nuk do të lejojë instalimin e një junte ushtarake. Me protesta çdo ditë e më të tkurrura dhe përballë ndërkombëtarëve, duket se Meta po përpiqet t’i japë një dorë kauzës së tyre.

Kryemadhi: Me Metën s’bëjmë politikë, bëjmë dashuri

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, në studion e “Opinion”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur për hapat e ardhshëm që do të marrë opozita në aksionin e saj. Ajo tha se protestat do të vazhdojnë, ndërsa theksoi edhe një herë se nuk do të ketë një marrëveshje me kryeministrin Rama.

Por çfarë diskuton bashkëshortja e Presidentit në shtëpi, për situatën politike dhe djegien e mandateve?

“Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, unë bëj dashuri me Ilir Metën. Po të ishte Ilir Meta në LSI, nuk do i kishim djegur mandatet, por tani drejtimin e kam unë, marr vendimet e mia. Nuk flas fare me Ilir Metën për politikë në shtëpi”, tha ajo.

Topalli, kandidatja e mazhorancës për detyrën e lartë

Ndërkohë që presidenti Ilir Meta ka heshtur pas kërcënimit të tij, se mund ta dorëzojë mandatin, zërat për një emër të ri sa vijnë dhe shtohen. Gjatë orëve të fundit është lakuar emri i Jozefina Topallit, si një zgjidhje e shpejtë dhe e balancuar politikisht.

Kjo për faktin sepse ish-kryeparlamentarja qëndron jashtë skenës politike prej disa kohësh, por nga ana tjetër është përfaqësuese e së djathtës në Shqipëri. Vlen të theksohet fakti se zgjedhja e saj si kreu i ardhshëm i Shtetit është e mundur vetëm nëse Meta e çon deri në fund kërcënimin e tij, dhe i bashkohet opozitës në ‘lojën’ e djegies së mandateve. Vetë Topalli ka zgjedhur që të heshtë para këtyre zërave.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...