Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lobisti i PD-së në telashe, FBI nis hetimet për Nik Muzin

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Lobisti i PD-së në telashe, FBI nis hetimet për Nik Muzin

Lobisti e Partisë Demokratike, Nikolas David Muzin, i njohur si Nik Muzin po hetohet nga Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë procedurën dhe nga kanë ardhur paratë për lobimin.

Hetimet kanë nisur pas informacioneve për burime financiare ruse që shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët, që një vit më parë ndihmuan edhe Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Ndërsa prokuroria jonë në Tiranë po heton për falsifikim formularësh, për sa kohë dyshohet se Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ të dhëna të rreme për financimin.

Burime nga grupi i hetimit shprehen për Top Channel se do t’i drejtohen autoriteteve amerikane me letërporosi për të plotësuar dosjen ku përmenden se si Nik Muzin u pagua për të vendosur kontakte në Uashington për Partinë Demokratike.

Gjatë javës, prokurorët pyetën Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili përsëriti se i qëndron versionit zyrtar të partisë së tij për këtë çështje.

Për hetimin e nisur kryesisht që prej muajit nëntor 2017, prokurorët shqiptarë posedojnë një raport të KQZ-së për financimin e Partisë Demokratike, por së fundmi edhe një shkrim të revistës amerikane “Mother Johnes”, ku dalin në dritë edhe biznsemenë rusë.

Prokurorët tregojnë se do kërkojnë dokumente shtesë edhe nga tatimet dhe dega e Thesarit për të verifikuar pagesat e depozituara nga Partia Demokratike. Kjo e fundit, thotë se i ka paguar kompanisë “Biniatta Trade” 150 mijë dollarë për lobim. Por nga ana e saj, revista amerikane “Mother Jones” paraqiti skemën e financimit. Sipas kompanisë, së Muzin, e cila plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë, rezulton se ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Pagesa e parë është e datës 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë kryer nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Ndërkohë, Partia Demokratike thotë se ka paguar vetëm 150 mijë dollarë për lobim. Debati dhe hetimet në Uashington dhe Tiranë kanë nisur për 525 mijë dollarët dhe burimet e financimit, duke marrë shkas nga deklaratat që ka bërë kompania e lobistit Muzin, shkruan tch.

Që nga zgjedhjet e fundit presidenciale, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një debat të nxehtë për ndërhyrjen ruse, ndërsa prej kohesh vijojnë hetimet për ndërhyrje të Moskës në fushatën e Trump, të cilat kanë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë. Ndaj edhe organet ligjzbatuese dhe autoritetet atje janë aq të ndjeshme sa herë bëhet fjalë për ndërhyrjen politike apo financiare të Rusisë.

Tags: FBIhetimeti PD-sëlobistiNik Muzinnistelashe

TË LIDHURA

Grupi Parlamentar PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese
Politikë

Grupi Parlamentar PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese

12:34 | 07/11/2025
Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi
Politikë

Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi

12:28 | 07/11/2025
Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici
Aktualitet

Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici

11:49 | 07/11/2025
Next Post
Etrit Berisha rrëfehet për ditëlindje/Nga gabimi me Dortmundin, tek gara në Serie A

Etrit Berisha rrëfehet për ditëlindje/Nga gabimi me Dortmundin, tek gara në Serie A

Ndërsa PD-ja po “digjet”, Basha krihet; Drekon me miqtë në Belsh

Ndërsa PD-ja po “digjet”, Basha krihet; Drekon me miqtë në Belsh

Dybala ngre Juven në majë, perla e Immobile shmang humbjen e Lazios (Video)

Dybala ngre Juven në majë, perla e Immobile shmang humbjen e Lazios (Video)







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025




TË FUNDIT

Grupi Parlamentar PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese
Politikë

Grupi Parlamentar PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese

by mirseda
12:34 | 07/11/2025
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin deputetit Taulant Balla, me 10...

Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi

Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi

12:28 | 07/11/2025
Gjendet e pajetë studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se nga një pallat e kanë …

Gjendet e pajetë studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se nga një pallat e kanë …

12:07 | 07/11/2025
Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici

Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici

11:49 | 07/11/2025
Tatimet rreth 10 mln lekë gjobë biznesit për 15 kg gjizë pa faturë, Braçe denoncon : Mbaje dorën

Tatimet rreth 10 mln lekë gjobë biznesit për 15 kg gjizë pa faturë, Braçe denoncon : Mbaje dorën

11:45 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com