E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Lobimi për njohjen e Kosovës/ Vuçiç reagon pas deklaratës së Erdogan

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ndaj deklaratës së homologut turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha pak ditë më parë, se do të punonte për t’i siguruar Kosovës njohje të reja në arenën ndërkombëtare.

Gjatë një vizite të zhvilluar ditën e sotme në manastirin Manas, Vuçiç tha para gazetarëve se për këtë çështje, do të flasë personalisht me Erdogan, teksa shtoi se deri më 1 shtator sipas Marrëveshjes së Washingtonit palët nuk mund të lobojnë për njohje ose për çnjohje të Kosovës, shkruan media serbe B92.

“Unë do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator, sipas marrëveshjes së Ëashingtonit, të dy palët detyrohet të mos lobojnë për njohje ose çnjohje. Nëse ata fillojnë aksionin e njohjes nga 1 shtatori, ose ndoshta para kësaj, ne do ta kundërshtojmë atë”, tha Vuçiç.

Ndër të tjera, Vuçiç u shpreh se Serbia do të përpiqet që ta kundërshtojë këtë lobim nga ana e Turqisë, duke shtuar se Erdogan është shumë i fuqishëm mirëpo shpreson që të zbutet.

Serbia nuk është aq e vogël sa që nuk do të përpiqej të kundërshtonte, Na mbetet të luftojmë për vendin dhe popullin tonë. Ne nuk kemi atdhe rezervë, kështu që do të shohim. Erdogan është shumë i fuqishëm, ne nuk jemi dhe shpresoj se ai do të zbutet. Nëse ai nuk zbutet, ne do të luftojmë për vendin tonë. Dhe nga Zoti, ju do të shihni se ne nuk jemi aq të vegjël sa kam thënë”, tha Vuçiç.

Lexo edhe :   Mundësia (medalja) e artë për diplomaci sportive kah Rusia
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

Vrasja e kushëririt/Autori: Unë kam qëlluar, të lirohet nipi dhe vëllai

Në njoftimin zyrtar nga policia u tha se shtetasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua, për vrasjen e Romeo Hasalla, 30-vjeç, dy ditë më parë. Po...

“Vëllezërit rrahin drejtorin e Kadastrës”, Lame zbulon vendimin për pronat

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar ndaj një lajmi ku thuhej se drejtori i Kadastrës së Elbasanit është dhunuar. Marrë shkas nga ky...

“Këta s’kanë turp”, mjeku rikthehet në detyrë pasi e shkarkuan

Mjeku Petrit Vargu, i shkarkuar nga detyra disa muaj më parë, do të rikthehet së shpejti në detyrë, pas vendimit të formës së prerë...