E martë, 7 Korrik, 2020
29 C
Tirana

Lleshaj paralajmëron “kokat” e krimit, iu ndan detyrat 12 drejtuesve të policisë

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Manjani del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Thaçin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, çdo ditë e më shumë përcjell deklarata në forta në rrjetin social Facebook. Ai thotë se Rama dhe Thaçi kanë...

Shqiptari i parë që caktohet nga Papa Françesku në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Françesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë. Sipas “Vatican News” ai është meshtari...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 28-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 28-vjeçare. Ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin...

Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Gjatë takimit online, Hoti iu prezantoi kryetarëve të komunave...

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar “Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë”, i cili është projekti më...

Pandemia/ A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta zbulon lëvizjen e radhës

Gjatë raportimit të tij të përjavshëm përpara gazetarëve, presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen...

“Pandemia ekziston, sëmur, merr jetë”/ Brataj: 5 këshilla që duhet t’i ndiqni

Për të gjithë skeptikët, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkruan në rrjetin social Facebook, se koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë. Brataj radhit...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

“10 mijë euro shpërblim”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur një person shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Talo Çela, 49 vjeç, lindur...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një analizë për rezultatet e vitit 2019 dhe problematikat që u hasën.

Së bashku me 12 Drejtoritë Vendore të Policisë dhe drejtuesit qendrorë, Lleshaj bëri të ditur edhe prioritet për vitin 2020. Ministri i Brendshëm e vuri fokusin tek lufta kundër krimit të organizuar dhe siguria rrugore, teksa theksoi se shumë shpejt do të miratohet edhe paketa e njohur “KÇK”.

Lleshaj përgëzoi punën parandaluese së Policisë së Kukësit, e cila nuk ka evidentuar asnjë vrasje për vitin që shkoi.

“Krimi i organizuar është prioriteti numër 1. Personat, që janë dënuar për veprimtari në fushën e krimit të organizuar, të krimeve të rënda, të korrupsionit etj., pra janë disa nene të Kodit Penal, në qoftë se janë dënuar për këto vepra, brenda apo jashtë shtetit, që janë hetuar apo janë proceduar për këto vepra, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, Policia ka detyrën t’i shkojë dhe t’i trokasë në derë, t’i thotë: – ti ke bërë 10 vjet (burg) për trafik droge? Po. Ke dhe këtë hotelin këtu. Tani, hoteli sekuestrohet, i vihet shiriti dhe ti shkon në gjykatë dhe provoje që është i yti.

Prioriteti numër 2, siguria rrugore! Siguria rrugore na vret më shumë njerëz se sa krimi i organizuar. Jo më shumë, por 5 herë më shumë. Çfarë do të bëjmë? Do të ndryshojmë Kodin Rrugor, do të ashpërsojmë masat, do të ashpërsojmë kontrollet, do të modernizojmë kontrollet, do të luftojmë fort për integritetin e punonjësve. Pra do të punojmë në të gjitha drejtimet, do të punojmë shumë për edukimin e qytetarëve nëpërmjet medias, përmes shkollës, përmes aktiviteteve të tjera”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Lexo edhe :   Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë
Lexo edhe :   Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë

Ai shtoi se për t’u përballur suksesshëm me zhvillime e fenomene të reja të krimit, do të ngrihet 4 Njësi të posaçme në Policinë e Shtetit, me ekspertët më të mirë.

“Do të bëjmë ndryshime të rëndësishme krahasuar me vitin e kaluar. Do bëjmë ndryshime në strukturë, e para. Do të krijojmë Njësi të specializuara për të luftuar ato fenomene kriminale, të cilat kërkojnë specializim. Do të krijojmë Njësi të reja, të cilat do të jenë:

– “Njësia E”, që është Krimi Ekonomik. Njësi e fortë, e specializuar, me ekspertë, e trajnuar, e pajisur, e cila do të trajtojë krimin ekonomik në kuptimin e krimit të organizuar, krimit të sofistikuar.

– Njësia tjetër do të jetë “Njësia I”, informacioni, inteligjenca. Këtu kërkohet dhe do të bëhet ndryshim thelbësor. Rrjetet e informacionit duhet të kthehen në rrjete profesionale.

– E treta, është “Njësia C”, e Krimit Kompjuterik. Edhe për krimin kompjuterik nuk besojmë që mund të krijojmë ekspertizë në nivel drejtorish vendore, është e pamundur dhe e panevojshme. Dhe do të përqendrojmë energjitë për të krijuar një strukturë të specializuar të krimit kompjuterik.

– Është krijuar në fakt struktura “Njësia K”, që ka të bëjë me kapjen e personave në kërkim. Gjithë kjo njësi është prapë një strukturë e specializuar, e cila është një strukturë gjahtarësh që do të ketë detyrë kapjen e personave të listës prioritare”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/ Gafa e ministrit kosovar të Shëndetësisë, deklarohet si Ministër i Drejtësisë

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka bërë një gafë gjatë një konference për mediat, duke u deklaruar si ministër i Drejtësisë. “Unë si...

Lulzim Bashës nuk ka kush t’i trokasë në derë

Nga Mero Baze Lulzim Basha i ka bërë të gjitha gati. Ka gjetur një Komision që do pres të rikthyerit. Ka bërë një rregullore. Do...

Arabia Saudite rrit çmimin e naftës

Vendi i parë eksportues i hidrokarbureve në botë, Arabia Saudite, ka vendosur të ngrejë çmimet e naftës bruto për tregjet kryesore globale. Kompania “Aramco” njofton...

SHBA e trazuar ndërsa afrojnë zgjedhjet

Amerikanët po orientojnë zemërimin e tyre ndaj njëri-tjetrit, duke përdorur retorikë ku përmendet raca, klasa dhe kultura. Nuk mund të bien dakord as për nevojën...

Partnerja kryesore e Shqipërisë/ Ekonomia italiane pritet të bjerë me 11.2% në 2020

Komisioni Evropian ka rishikuar me ulje pritshmërinë për ecurinë ekonomike në 2020-n, ndonëse ka vlerësuar se më e keqja mund të ketë kaluar, pasi...