Kronikë

Lleshaj në kërkim të denoncuesit, policit me ‘pullë të kuqe’ i dalin të tjera video shokuese


               Publikuar në : 13:06 - 12/02/19 M. S

Me kalimin e orëve, përditësohen të dhënat në lidhje me efektivin Berhan Bajrakurti, i cili akuzohet për ngacmimin e një 15-vjeçareje. Lidhur me këtë skandal, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkoi sot në Malësinë e Madhe, duke vënë në dyshim denoncuesin.

Por deputeti demokrat Ervin Salianji nxjerr në pah disa të dhëna shokuese, sikundër një foto. Ai bën me dije se efektivi ishte larguar nga Policia e Shtetit për tentativa përdhunimi. Salianji shkon më tej duke nëvizuar se ai është rikthyer në detyrë falë angazhimit të tij me Rilindjen, si komisioner dhe aktivist gjatë zgjedhjeve. Deputeti shton më tej se ka prova dhe video, ku viktimat i denonconin në polici.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT