Kryesore

Lleshaj e thotë për herë të parë: Sa është shuma e grabitur në Rinas

               Publikuar në : 11:05 - 18/04/19 S.N

Që nga ngjarja e 9 prillit, ku u grabitën miliona euro, është aluduar shpeshherë për shumën e marrë në aeroportin e Rinasit. Për herë të parë, ministri i Brendshëm Lleshaj ka treguar shifrën e marrë në Rinas nga grabitja spektakolare.

Ka qenë një replikë me deputetin Murrizi ajo që ka zbuluar shifrën, që është mbi 5 milionë euro.

“A mund të na thuash si ministër i Brendshëm se sa është shuma e grabitur në Rinas? Ende nuk e dimë, dhe paratë e cilave banka janë marrë?”, tha ndër të tjera Murrizi, ndërsa ministri Lleshaj replikoi:

“E vlerësoj pasionin që nuk ju mungon por edhe racionalitetin. Thelbi i çështjes është që ne duhet të kemi kapacitete të reja. Kjo gjendje është e trashëguar prej shumë e shumë vitesh, te policia ende ka nevoja të mëdha për të ndërhyrë, qoftë në komisariatin e Rinasit.

Stafi i komisariatit të Rinasit është thjesht për të kontrolluar pasaportat në hyrje-dalje. Shifra e grabitur nuk është sekret, janë 5 pikë ca milionë euro të grabitura.

Sa i përket arrogancës të punonjësve të kompanisë së sigurisë, është e vërtetë, është e vetmja kompani e palicensuar”, tha ndër të tjera Lleshaj./ Tirana Today

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT