E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

“Lleshaj dorëhiqu”/ Protesta edhe në Korçë, plagoset një polic

Edhe qytetarët e Korçës janë ngritur në protestë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Me pankarta në duar “Lleshaj dorëhiqu” dhe “Unë jam Klodiani” me dhjetëra të rinj, protestuan fillimisht para policisë dhe më pas u drejtuan drejt bashkisë.

Ecja drejt bashkisë së qytetit nuk shkoi qetë, pasi ata i vunë flakën pemëve festive, si dhe hodhën shishe e gurë. Mësohet se një polic ka mbetur i plagosur pasi është goditur me gurë.

Ndërkohë, pritet të zhvillohet një tjetër protestë në kryeqytet në orrën 18:00, pas asaj të djeshmes, u  qytetarë të shumtë u revoltuan para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Më tej, protestuesit u zhvendosën drejt kryeministrisë ku u konfrontuan me forcat e policisë, dhe më pas u shpërndanë si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës.

Klodian Rasha u ekzekutua këtë të martë, 8 dhjetor, nga një efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij, duke thyer orën policore.

Policia shprehet se Rasha ka kërcënuar efektivin e policisë, ndaj ai ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe në errësirë. Por, ndryshe thonë familjarët dhe fqinjët të cilët shprehen se rruga është me ndriçim dhe i riu nuk mbante asnjëherë armë me vete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...