E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Lleshaj: Do asgjësojmë kanabisin para zgjedhjeve të 25 prillit

Nga qyteti i Shkodrës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se Policia e Shtetit po punon që beteja me kultivimin e kanabisit të përfundojë para se të nisë fushata zgjedhore.

Kjo sipas tij, për të ndaluar çdo ndërhyrje të elementëve kriminale në procesin zgjedhor. Lleshaj është i bindur se kjo betejë do të përmbyllet me sukses.

”Duam që këtë vit betejën me kanabisin ta përfundojmë para se të nisë fushata zgjedhore, që të shterojmë çdo përpjekje për të pasur interferenca të elementëve në këtë fushë. Ne po angazhohemi shumë dhe ju garantoj që do të ketë sukses”, tha Lleshaj.

Për ministrin e Brendshëm, këtë vit nuk është kultivuar më shumë kanabis, por është kapur më shumë, kjo sepse janë rritur kapacitet e policisë. Këtë qëndrim Lleshaj e mbështet me dy argumente kryesore.

Së pari, sipas Lleshajt në vendet fqinje si Italia, Greqia apo Mali i Zi janë kapur më pak drogë që ka pasur si vend-origjine Shqipërinë dhe së dyti, që çmimi i kanabisit në tregun e zi është rritur shumë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Me një mik special’/ Rama i shkon në shtëpi ish-presidentit francez, Sarkozy

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy. Në takimin e zhvilluar në shtëpinë e Sarkozy në Paris, Rama...

Ka ndërhyrë Rusia në zgjedhjet e fundit? Ja si përgjigjet Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, është pyetur nga gazetarët, nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale, ku ai...

”Ngrita çështjen e një Europe të lirë”/ Biden”: Putinit ia thashë të gjitha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zbardhur detaje në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Gjenevë, me...

Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën

Nga: Ben Andoni Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj. Në fakt, ai nuk...

Italia në panik/ Alarm për bombë pranë stadiumit ku do luhet kundër Zvicrës

Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka...