E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Llampa e Aladinit s’mund ta shndërrojë sondukun e Palokës në arkën e Noes

Nga: Azgan Haklaj

11-të dhjetori nuk është Nata e Kadrit që shpëton Berishën dhe Berishizmin, por 18- të dhjetori do të jetë apokalipsi i absolutizmit dhe prologu i epokës demokratike.

Prej disa ditësh sonduku i Palokës është shndërruar kryefjalë dhe kallzues i politikës së ditës, ashtu si arka e gjyshes apo e pajës së nuses. Berisha beson tek sonduku i Palokës si tek arka e Noes apo varka e Sulltan Mehmetit “Pushtuesi” se mund ta shpëtojë nga fundosja në Trekëndëshin e Bermudës.

Sa më shumë afrohet data 11-të dhjetor, aq më shumë ashpërsohet gjuha e Sali Berishës ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të zgjedhur me plebisht blu dhe strukturave të çertifikuara nga një proces zgjedhor legjitim në të cilin ka marrë pjesë edhe Berisha, por që sot nuk i njeh dhe e akuzon Bashën për shkelje të statutit sepse nuk ka pyetur forumet e partisë për vendimin ndaj tij për pezullimin nga grupi parlamentar, ndërkohë ai vetë në mënyrë flagrante ka shkelur kushtetutën e partisë duke shpallur një “kuvend”miting, mbledhur ca formularë të dyshimtë, futur disa fletë të fallcifikuara në arkën e Palokës, vetëshpallur kanditaturën e vet për kryetar duke bërë deklamimin solemn se do të ia arrijë qëllimit me çdo çmim.

“Augusti” ynë për të realizuar planin e tij ogurëzi pa shpalosur asnjë ide, projekt apo platformë politike por i mbërthyer nga ethet për pushtet për ta zaptuar PD për hallin e vet e familjes së tij po përdor një strategji të gershetuar me demagogji, mashtrim, bllofe, intriga, shpifje, fallcifikim, trukim, kanosje, kërcënim, shantazh, miklim sedre, linçim publik të disa përsonaliteteve të PD nga njëra anë, falje publike për gabimet e veta nga ana tjetër, premtime përrallore, duke nxitur përçarje në emër të bashkimit, deklaron rikthim tek konservatorizmi, riformatim të djathtes, rithemelim të PD-së e konsolidimin e sovranitetit të saj.

Është vetëshpallur “Ati i Atdheut” duke tentuar të ia atribojë vetes shpëtimin e Kosovës nga ndarja, ndërkohë e shpall mik të çmuar arkitektin e ndarjes Grenellin, siç e pati pagëzuar vite më parë Fazlliçin.

Njësoj ka vepruar edhe me Sorosin. Vite me parë e pati shpallur mikun më të madh të Kombit Shqiptar, kurse sot deklaron se do ta shpall “non grata” nëse kthehet në pushtet.

Berisha si një artist cirku po përpiqet me çdo çmim ta rrëmbejë PD. Ai herë sillet si Mato Gruda (që qëlloj me top mullarët e plakut Mere) teksa shprehet se do të pushtojmë shtepinë e lirisë dhe ju bën thirrje të gjithë të zgjedhurve me votë të lirë të japin dorëheqje, ndërsa Paloka, benjamini i tij i zgjedhur me të njëjtin proces jo, nga ana tjetër deklarohet për fraksionet ngjashëm me teorinë e Mao Ce Dunit të 100 shkollave dhe 100 luleve.

Në mënyrë të paskrupullt akuzon Lulzim Bashën si peng të Ramës dhe se i ka bërë dëm të madh PD-së por i thotë të rrijë në PD si fraksion.

Po si mund të rrijë fraksion në PD ai që ka demtuar PD?!

Këtë vetëm Berisha mund ta dijë.

Berisha sulmon binomin Blinken- Yuri Kim, nga ana tjetër i thur elozhe SHBA-së.

Ai deklaroj se Yuri Kim nuk do të shkelë në zyrën e tij pa ju kërkuar falje shqiptarëve, kurse ambasadorja shkoj në Malësinë e Gjakovës dhe i dha shah- mat, si kujtesë e maksimës “Shpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut” që na ka lënë si testament rilindasi i parë i jurisprudencës europiane, arkitekti i kanunit, kushtetutës se parë europiane Lek Dukagjini.

Berisha është shprehur se nuk do të shkojë në Amerikë sa të jetë Blinken në detyrë.

Ai deklaroj se do të marrë PD e do të bëhet edhe kryeministër dhe se ka mbeshtetjen e Europes pa deklaruar asnjë shembull konkret, por duke gënjyer publikisht ashtu si për gjygjin në Francë ndaj Blinkenit.

Pyetja lind si do të shkojë Berisha në takimet e aleancës Euroatlantike kur dihet se lidershipi i kesaj aleance është Amerika?!

Në fjalimet e tij kakofonike nëpër foltoreve Berisha ka deklaruar se do të riformatojmë të djathtën me revolucion paqësor dhe se do të rithemelojë një PD të re konservatore.

Natyrshëm lind pyetja:

Çlidhje ka konservatorizmi me revolucionin?!

Cili revolucion quhet paqësor?!

Apo e ka fjalën për revolucionin kulturor “paqësor” të Mao Ce Dunit që u adaptua edhe nga Enver Hoxha!

Ai premton se do të realizojë rehabilitimin e plotë të të përndjekurve politikë megjithëse shqiptarët tani janë të vetëdijshëm që sllogani i tij “Bashkëvuajtës e bashkëfajtor” vrau demokracinë shqiptare që në ngjizje.

Lexo edhe :   Zgjedhjet e 6 Marsit, beteja për bazën në PD

Amnistimi moral dhe politik i shërbëtorëve të diktaturës nga Berisha ua dha mundësinë atyre të mbërthejnë demokracinë shqiptare si oktapod dhe penguan denimin e krimeve të komunizmit, dekomunistizimin dhe hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit, heqjen e simboleve të diktaturës.

Turp, shumë turp.

Sot pas 30 vitesh deputeti i majtë u uron shqiptarëve festën e pavarësisë me fotografinë e Enver Hoxhës.

Si ndihet Berisha që në vend të regjimit diktatorial konstruktoj një regjim autokratik si garanci e vazhdimësisë të sundimit të së njëjtës frymë dhe personazheve të mëparshëm, pra të komunistëve të konvertuar në demokratë?!

Nese i merr emër për emër dhe i analizon ekipin e afërt të Sali Berishes për 30 vite ata kanë lidhje të forta me diktaturën ose janë sherbëtorë të saj, ose janë pinjollë të familjeve që i kanë sherbyer me zell asaj.

Lexo edhe :   Stresi: Fitoj sa për katër deputetë

Prandaj edhe sot që po përpiqet të rrembejë opozitën ka mbështetjen e Trekëndëshit të Bermudës për të mbajtur në fuqi Katovicën por sigurisht që kësaj radhe erdhi dita që do të fundosen së bashku.

Ka dy muaj që endet nëpër Shqipëri me vajatoret e tij të famshme duke i bërë karshillek aleatit tonë tradicional, kampionit botëror të lirisë dhe demokracisë, lidershipit të aleancës Euroatlantike SHBA-së që e ka damkosur atë dhe familjen e tij si Lucifer.

Berisha është përpjekur të organizojë një foltore edhe me të përndjekurit politikë por deri sot ka deshtuar sepse e ndjekin hap pas hapi hijet e Lirak Bekos dhe Gjergj Ndrecës si Makbethin fantazmat e krimeve të tij.

Nuk ka parashikuar takim me pronarët as nuk ka folur për pronat sepse me ligjin 7501 nuk lejoj pronarët e vertetë të marrin kurrë pronat e tyre.

Ky ligj për 30 vite ka shkaktuar aq shumë viktima pothuajse aq sa kanë rënë deshmorë në Kosovë për çlirimin e saj nga regjimi gjakatar i Millosheviçit.

Privatizimi me letrat me vlerë të cilat i emetoj gjoja si shperblim për të burgosurit politikë duke ua mbledhur vetë përsëri atyre të zhvlerësuara krijoj artificialisht një kastë të pasurish ish kontigjent të regjimit diktatorial që do ti kontrollote vetë për interesat e tij.

Me firmat piramidale lejoj lulëzimin e tregut informal duke ua mbledhur paratë shqiptarëve me disa eksponentë të diktaturës dhe dëmtoj rëndë ekonominë e familjeve shqiptare të cilat nuk u rimëkëmbën për një kohë të gjatë.

Programi i ekonomisë sociale të tregut dhe adaptimi i politikave etatiste asgjësuan konkurencën e lirë duke inkurajuar krijimin e monopoleve e oligopoleve dhe mundësuan instalimin e një regjimi oligarkiko- plutokratiko, kleptokratiko, kakistokratik që sot e mbeshtet Berishën me tërë fuqinë e tij për t’u rikthyer e për të ruajtur më çdo çmim vazhdimin e sundimit.

Berisha tashmë ka luajtur faktin e kryer, ka shpallur “kuvendin” miting të dt 11-të dhjetor.

Aq shumë e ka fetishizuar këtë ditë sa e ka pagëzuar si ditë hyjnore.

Demokratët e Shqipërisë nuk duhet të bien pre e lojrave djallëzore të Sali Bershës për hallin e tij dhe të familjes së vet pas shpalljes non grata nga SHBA.

Është momenti ti bëjnë thirrje koshiencës se vet politike e subkoshiences kombëtare për të mos e sakrifikuar veten dhe shtepinë tonë të përbashkët të lirisë për Sali Berishën dhe familjen e tij.

Të mos bëhen mish për top.

Të mos kurbanizohen për Berishën.

Mjaft demokratë ka kurbanizuar Berisha deri më sot për utilitarizmin e tij politik.

Tani Berisha dhe Berishizmi do të bëhem kurban vetë.

Mao Ce Duni të cilin Berisha e imiton sot na ka lanë një postulat:

“Kryet e prerë nuk mund të ngjitet më”.

Ambasadorja e SHBA-së para pak ditësh në Malësinë e Gjakovës me një ritual simbolik i preu kryet gjelit.

Ky rit tradicional deshmon se çdo shtëpi e re kërkon një kurban.

Epoka e re që po lind ka si kurban politik Berishën.

Data 11-të dhjetor nuk është Nata e Kadrit që do të realizojë deshirën e dumbabistëve për shpetimin e Berishës edhe pse ky i fundit shpreson që 11- dhjetori të jetë për të llampa e magjishme e Aladinit që arkën e Palokës të kthejë në arkën e Noes për ta shpëtuar nga fundosja.

Arka Palokiane nuk shndërrohet dot shpetimtare si arka e Noes, përkundrazi do të jetë arkmorti politik i Berishës sepse ai do të jetë kurbani politik i epokës së re demokratike.

18-të dhjetori ndan dy epoka, absolutizmin dhe demokracinë.

18 -të dhjetori është apokalipsi i Berishës dhe Berishizmit e mercenarizmit politik.

Në dhjetorin e Krishtindjeve nuk do të ringjallet Berisha i tretë por me dt 18-të dhjetor do të ringjallet shpresa demokratike e vrarë nga absolutizmi berishist.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...