E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Llalla bën deklaratën e fortë: Vlahutin më kërkoi të arrestoja Berishën

Ish kryeprokurori Llalla, ka bërë deklaratën e fortë, duke rrëfyer se ish përfaqësuesja e zyrës së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin, i ka kërkuar arrestimin e ish kryeministrit Berisha. Deklarata e Llallës u bë mbrmjen e sotme në emisionin “Çim Peka live” në Syri TV.

Ai u shpreh se Vlahutin i ka përmendur shembullin e Kroacisë, dhe nëse arrestonte Berishën, ajo i kishte thënë se Shqipëria do futej në Bashkimin Europian.

Por, sipas Llallës, Vlahutin ka përfituar nga statusi i diplomates, dhe shtoi se nuk mund të kërkohet arrestim për dikë, pa pasur prova.

Adriatik Llalla: ”Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohet, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë. Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestoj Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...