Erion Veliaj, kërkon nga të gjithë qytetarët të cilët u rrezikohet jeta nga banesat e shkatërruara, të largohen sa më parë. Shumë banorë kanë kundërshtuar policinë, por është e nevojshme largimi nga banesat të cilat janë kthyer në një gërmadhë.
Statusi
“JU LUTEM!
JU LUTEM!
JU LUTEM!
Respektoni urdhërat për evakuim nga uniformat e policisë pas vendimit të inxhinierëve! Nuk lipsen heroizma pa llogjikë! Llaç e tulla zëvendësohen, jeta jo!
Oficerët e Policia Bashkiake Tiranë marrin përsipër shoqërimin për çdo të moshuar! “, shkruan në Facebook kryebashkiaku Veliaj.