E martë, 30 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

Liverpool merr vendin e parë, një gafë i jep fitoren ndaj Tottenham (Video)

Liverpool me shumë fat ka arritur të fitojë supersfidën e javës së 32 përballë Tottenham në “Anfield”. Me këtë fitore “The Reds” kanë marrë sërish kryesimin e Premier Leagues, duke pritur që Manchester City të luaj ndeshjen e radhës, pasi ka një ndeshje më pak.

Dukej sikur sfida do të përfundonte në barazim, por një autogol i miqve në fund të takimit i ka dhënë fitoren djemve të Jurgen Klopp.

Ishte Roberto Firmino ai që kaloi vendasit në avantazh me golin e shënuar në minutën e 16’ të takimit. Pas një krosi fantastik të Robertson, braziliani ka dërguar topin në rrjetë pas goditjes me kokë.

Ndeshja mbeti e barabartë dhe pas pushimit ishte Lucas Moura ai që barazoi gjithçka në minutën e 70’ të takimit.

The Reds hidhen në sulm për të gjetur golin e fitores dhe me shumë fat ia dalin në minutën e 90’. Pas një krosi brenda në zonë, Salah godet me kokë një top që devijohet nga Alderweireld dhe hyn në rrjetë.

Një incident komik që i ka dhënë një fitore të madhe Liverpool në luftën për titullin kampion.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...