E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Listat të hapen 100%, gratë jo më pak se 30%/Zbardhet përmbajtja e draftit që ka dorëzuar Gjiknuri në Këshillin Politik

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Tashmë është zbardhur drafti i Partisë Socialiste, i paraqitur në tryezën e Këshillit Politik, i cili nëse merr pëlqimin e palëve do të kalojë në Kuvend për miratim. Amendamentet e propozuara nga PS parashikojnë hapjen 100% të listave.

Drafti propozon lista kandidatësh 100% të hapura, ndërsa pragu minimal për ndarjen e mandateve mes koalicioneve apo partive garuese do të jetë 3%.

Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor, të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar.

Propozimi i PS:

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në datën 30.07.2020 ligjin nr. 115/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.” Këto ndryshime të Kushtetutës kanë hyrë në fuqi në datën 7 Shtator 2020.

Është detyrë dhe përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit të miratojë ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor që të zbatojnë përcaktimet kushtetuese në fuqi për çështjet e zgjedhjeve. Amendamentet e propozuara paraqiten dhe kanë pikërisht këtë qëllim.

Në vlerësimin e Partisë Socialiste këto amendamente përbëjnë platformën më të mirë të mundshme, të konsensusit sa më të gjërë mes mazhorancës qeverisëse, opozitës parlamentare dhe opozitës jashtëparlamentare, për shkak se plotësojnë çdo kërkesë tëartikuluar prej tyre.

Më konkretisht, amendamentet e propozuara parashikojnë:

  1. LISTA E KANDIDATËVE të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.

2. PRAGU MINIMAL PËR NDARJEN E MANDATEVE për Kuvendin,mes koalicioneve dhe/ose partive garuese jashtë koalicioneve (subjekte elektorale) është 3% E VOTAVE TË VLEFSHME NË SHKALLË VENDI. Ky prag i propozuar bazohet në standardet më të mira demokratike në fushën e zgjedhjeve dhe është pranuar edhe nga Komisioni i Venecias në një sërë opinionesh të tij.

3. GJINIA MË PAK E PËRFAQËSUAR garantohet se do të jetë JO MË PAK SE 30% e përbërjes së Kuvendit edhe në kushtet e zbatimit të listave të hapura plotësisht. Një në tre emra të njëpasnjëshëm i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, si në listën paraprake të depozituar nga subjekti zgjedhor ashtu edhe në listën përfundimtare të mandateve të fituara nga subjekti zgjedhor.

Lexo edhe :   Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën
Lexo edhe :   Krijimi i partive të reja, Patozi: 'Thërrmimi' i PD mund të dali për mirë

4. KOALICIONI ZGJEDHOR parashikohet si SUBJEKT ZGJEDHOR QË KONKURON NË ZGJEDHJE. Pragu elektoral për koalicionet zgjedhore është3 % dhe është i njëjtë me pragun elektoral që duhet të plotësojë një parti politike që konkuron e vetme në zgjedhje. Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicionit. Marrëdhëniet midis partive pjestare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet nga koalicioni në KQZ.

5. PARTIA POLITIKE OSE KOALICIONI ZGJEDHOR, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, DEPOZITON NË KQZ LISTËN SHUMËEMËRORE të kandidatëve të tij për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50DITË PARA DATËS SË ZGJEDHJEVE.

6. Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. SUBJEKTI ZGJEDHOR NUK MUND TË NDRYSHOJËrenditjene kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. KANDIDATËTRI-RENDITENVETËMNË ZBATIM TË PËRLLOGARITJES SË VOTAVE PARAPËLQYESEdhe plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore

7. Pas ndarjes së mandateve të fituara mes koalicioneve dhe/ose partive garuesejashtë koalicioneve (subjekte zgjedhore), KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt zgjedhor (koalicion zgjedhor ose parti garuese jashtë koalicioneve). Shpërndarja e mandateve fillon pasRI-RENDITJES FINALE TË KANDIDATËVEDUKE PATUR PËR BAZË TRE ELEMENTË:së pari, rënditjene tyre në listën e dorëzuar paraprakisht në KQZ nga subjekti;së dyti, numrine votave parapëlqyese të secilit kandidat; dhe së treti, numrin e votave që i janë dashur subjektitpër të nxjerrë një mandat deputeti në këtë zonë zgjedhore.

Amendamentet ruajnë koalicionet dhe garantojnë garën e ndershme zgjedhore. Formula e ndarjes së mandateve brenda partive të koalicionit, sipas marrëveshjes së koalicionit, përcaktohet në bazë të votave që merr çdo kandidat i listës së koalicionit dhe formulës së përcaktuar në ligj si për të gjithë kandidatët e tjerë të partive që garojnë më vete. Ky është modeli që kanë të gjtha vendet evropiane që kanë sistem proporcional rajonal me votë preferenciale.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...