E enjte, 24 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Listat e hapura/ Shkëlqim Hajdari: Keqardhje për Bashën, duhet të ishte flamurtar i kësaj nisme

Konstitucionalisti i njohur, Shkëlqim Hajdari, është shprehur se të gjithë palët politike duhet t’i mbështesin listat e hapura.

I ftuar në emisionin Repolitix, Hajdari tha se kryetari i opozitës, Lulzim Basha, duhet të ishte i pari që ta përqafonte këtë nismë. Sipas tij, merita për hapjen e listave i shkon kryeministrit Rama.

“Të gjithë duhet t’i përqafojnë listat e hapura. Unë ndjej dhimbje të madhe për kryetarin e opozitës, juristin Lulzim Basha. Ai duhet të ishte flamurtar i listave të hapura. Ai duhet të ishte flamurtari. Por ai nuk qe flamurtari. Thoni çfarë të doni këtu. Unë nuk bëj politikë. Me gjithë presionin që i bënin deputetët që ishin brenda me Rudinën, me Myslymin etj. Duhet t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit. Po të mos donte kryeministri Rama, ai ndryshim nuk ndodhte. A është gjithçka? Jo, nuk është gjithçka. Duhet të vazhdojë. Ne kemi gjithë kohën e duhur që të vazhdojë presioni politik që ne komisionet të paktën t’i bëjmë të depolitizuara, në një formë”, tha ai.

“Mund të bëhen tani këto?”, pyet gazetari.

“Si nuk bëhen?! Deri në prill? Po të ketë vullnet si nuk bëhen gjërat. Patjetër që bëhen”, shtoi Hajdari.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë...

Gara ‘formale” për kreun e AMA shton shqetësimet për lirinë e medias

Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik – me deputetë në përfundim të mandatit dhe të ashtuquajturën opozitë parlamentare, vendosi të mërkurën...