E premte, 10 Korrik, 2020
24 C
Tirana

Lista me emrat/ Do deklarojnë pasurinë, kush janë 32 personat e skeduar nga OFL

Më të lexuarat

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Ersekë. Tërmeti ishte me magnitudë 3.2 të shkallës rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 18...

Shqipëria do të mbyllet sërish? Rama flet për gjendjen kritike në vend

Rama foli sot në konferencën për mediat, në lidhje me situatën e rënduar nga koronavirusi. Pyetja që bëjnë më shpesh qytetarët lidhet me faktin...

Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Moderatorja simpatike e ekranit, Xhemi Shehu, është larguar nga "Top Channel". Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të trupës...

Në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, Policia ka nisur 28 formularë, për subjekte që sipas saj preken nga akti normativ i datës 31 janar 2020.

Ditën e djeshme, OFL u nisi letrat e radhës dy personave në Tiranë, njëri i dënuar më parë për vrasje në Itali, ndërsa tjetri për shkatërrim të pronës me zjarr.

Ndërsa dy ditë më parë, OFL dorëzoi kërkesat për Ervis Martinajn dhe dy vëllezërit biznesmenë Arben e Valentino Kaçori.

Sipas Policisë, këta persona, si subjekte të Ligjit Special, duhet të plotësojnë formularin për deklarimin e pasurisë e ta dorëzojnë në OFL brenda 48 orëve.

Në ditët në vazhdim, të paktën nga aq sa janë skeduar deri tani, “Forca e Ligjit” do të kërkojë vetëdeklarimin e pasurisë edhe për 32 persona të tjerë, vetëm në Tiranë.

Të gjithë këta persona kanë qenë të dënuar brenda dhe jashtë vendit gjatë 30 viteve të fundit ose kanë qenë në hetim apo të akuzuar për vepra penale që parashikon akti normativ.

KËRKESAT E RADHËS: Në daljen e saj të radhës, kësaj here në parkun ku ishin të sistemuara të gjitha makinat luksoze dhe ato të blinduara që janë sekuestruar gjatë këtyre javëve, zëdhënësja e OFL deklaroi se operacioni “Forca e Ligjit” vijon me intensitet.

Kërkesat kanë vazhduar edhe dje në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda. “OFL, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, po kryen veprime komplekse, për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Special.

Në këtë kuadër, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: A. L., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese”; E. D., me banim në Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL-ja bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020″, tha dje zëdhënësja e OFL-së.

Lexo edhe :   Kanë 48 orë kohë/ OFL shënjestron tre të dënuarit në Tiranë
Lexo edhe :   Ekzekutimi i dy personave në Laç, Gjykata liron nga burgu Kreshnik Tushën

SUBJEKTET E LIGJIT

Në Nenin 5 të Aktit Normativ që aktualisht po zbatohet nga OFL, përcaktohen subjektet e masave dhe procedurave, të cilat parashikohen në këtë ligj, që janë të gjithë ata për të cilët: ka dyshime se janë të përfshirë në aktivitete me objekt krimin e organizuar, krimet e rënda dhe terrorizmin; ka dyshime se standardi i jetesës nuk është i justifikuar nga burime të ligjshme, por nga të ardhura të veprimtarisë së krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe terrorizmit; janë dënuar me vendim të formës së prerë në Republikën e Shqipërisë për vepra penale sipas dispozitës së nenit 3; janë dënuar me vendim të formës së prerë në një shtet të huaj për vepra penale sipas dispozitës së nenit 3 apo të ngjashme me to sipas legjislacionit të huaj; personave të cilët kanë rekorde të mëparshme kriminale dhe për të cilët ka dyshime se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë për qëllim cenimin e sigurisë publike dhe kombëtare, sipas dispozitës së nenit 3; subjektet juridike për të cilët ka dyshime se ndihmojnë, përfitojnë ose financojnë në veprimtarinë e krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe terrorizmit.

PERSONAT QE DO T’I DERGOHET FORMULARI NGA OFL

1. Aurel Hoxhallari

2. Lulzim Kusi

3. Bujar Kusi

4. Griseldo Kusi

5. Albano Kusi

6. Albert Xhabafti

7. Artan Xhabafti

8. Halit Nafizi

9. Paulin Gjergji

10. Enver Curri

11. Fabio (Artan) Allushi

12. Leonard Hoxha

13. Denis Sinameta

14. Kataldo Lezhja

15. Erion Kapollari

16. Armando Kapollari

17. Leonard Duka

18. Erlis Duka

19. Muhamed Duka

20. Veli Elezaj

21. Jamarber Kico

22. Shkelqim Kurpalaj

23. Elvis Gaçaj

24. Kujtim Lauka

25. Shkelqim Kurpalaj

26. Bledar (Blerim) Dauti

27. Eduart Ponari

28. Ermal Hoxha

29. Leonard Hoxha (Lita)

30. Denis (Roland) Stathi (Lleshi)

31. Fiqiret Seferi

32. Ergys (Arjan) Qefaliaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbyllet me barazim derbi Partizani-Tirana

Derbi i sotëm Partizani-Tirana u mbyll me rezultatin 1-1. Kjo ndeshje nuk dhuroi shumë cilësi në fushën e lojës dhe ishte mjaft e pazakontë, pasi...

Shtimi i rasteve të reja/ Bino sugjeron mbylljen e fundjavave

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka folur rreth rritjes së numrit të viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi. Në një...

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga e hëna mbyllet sërish transporti urban

Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Rixhin Qosja thotë se shërbimi i transportit urban do të ndërpritet sërish ditën e hënë. Në një prononcim...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...