E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Lista e plotë me 24 akuzat që Berisha publikoi në media kundër Azem Hajdarit

Aktualisht Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, deputetit të Partisë Demokratike të vrarë në atentat më 12 shtator 1998, ka refuzuar të djegë mandatin e deputetit duke u kthyer në një shënjestër akuzash shumta nga brenda partisë që përfaqësonte.

Duket sikur në një tjetër kohë dhe me të tjera përmasa edhe me atë vetë po përsëritet historia e të atit. Prandaj edhe Rudina në një nga deklarimet publike shigjetoi demokratët me fjalët: “Dua ti kujtoj PD-së që nuk është hera e parë që përjashton anëtarë, ka ndodhur me tim atë, dy herë, dhe më duhet të theksoj se ata janë penduar…”

Azem Hajdari, drejtuesi i lëvizjes studentore që detyroi shtetit komunist të lejonte pluripartizmin nuk kaloi ndonjë periudhë të qetë në radhët e Partisë Demokratike, sidomos pas marrjes së pushtetit në vitin 1992.

I pakënaqur nga mënyra e drejtimit të Presidentit Sali Berisha (1992-1997), Azem Hajdari do të shndërrohej në opozitarin e flaktë të mendimit në brendësi të partisë së tij duke tërhequr mbi vete shumë baltë, akuza apo kërcënime.

Pikën kulmore e shënojnë publikimi “me urdhër nga partia” në gazetën “Albania” i 24 pyetjeve që e akuzonin Azemin për përfitime dhe lidhje të dyshimta.

Më poshtë lista e plotë e akuzave të publikuara nga gazeta “Albania”. 

24 pyetjet

1-Ku e gjetët vilën e gjermanëve dhe me çfarë shume lekësh e bëtë rikonstruksionin e saj?

2-A e keni njohur Ajdin Sejdinë, dhe punën e gropave të tij?

3-Ti, rrogëtar i thjeshtë i Parlamentit, ku i gjete dy makinat “BMW” dhe “XHIP”?

4-Ku e ke Fiat-in “Regata”?

5-Pse firma “Ylli Bingo”, të fali fuoristradë para dhjetë ditësh? A e di ku ka punuar pronari i saj, dhe ku i ka kaluar këto katër vjet?

6-Ç’të lidh me firmën G….?

7-Po me frigoriferët që ka futur kontrabandë të kësaj firme para një viti e gjysmë dhe. a të kujtohet kush i shoqëronte?

8-Ç’të lidh ty me “B&G”, që u arratis me 1.2 milionë dollarë? Po me autobotët e karburanteve?

Lexo edhe :   Foto me Sorosin, Berisha i akuzon se projektuan ndarjen e Kosovës

9-A ke dëgjuar gjë dhe a ke ndonjë lidhje me një numër llogarie, që Partia e Legalitetit ka në një bankë në Zvicër?

10-Ku e ke makinën që të fali Leka Zogu, para tre vjetësh?

11-A të kërkon akoma 10 milionë lekë, firma që të bëri rikonstruksionin e vilës?

12-A i ke takuar ditët e fundit djemtë simpatikë të Shijakut, dhe a i vazhdojnë ata punët e tyre me fitime përrallore?

13-A di ndonjë gjë për vilën e Marikajt dhe a të kujtohet, se pronë e kujt ishte ajo në vitin 1991?

14-Meqenëse je marrë shumë me punët e Rendit dhe të SHIK-ut, a të kujtohet Irakli Koçollari dhe a njiheshe me të?

Lexo edhe :   Foto me Sorosin, Berisha i akuzon se projektuan ndarjen e Kosovës

15-A të kujtohet sa plumba mori pardesyja tënde e bardhë e veshur në trupin e I. H dhe, a e ke pardesynë që të fali Luan Pobrati?

16-A ke qenë këto ditë, nga shtëpia e Bardhyl Faskos dhe nëse ke qenë, si i shkojnë punët me pikën e karburantit?

17-Si arrite të marrësh shtëpinë e Erebarave për vëllanë, në një kohë që Komisioni i Kthimit të Pronave, ka dy vjet që ia ka kthyer pronarëve të ligjshëm?

18-Meqë merresh shumë me punët e Rendit e të SHIK-ut, a të kujtohet kush t’i ka paguar paratë në hotelin “Palladio” në Greqia (Qendër e e Shërbimi Sekret Grek “ASFALIA)?

19-A ke dëgjuar ndonjë gjë për kontrabandën e kafesë dhe, a po i vazhdon më Guçja këto punë?

20-A ke miqësi me Maks Haxhinë dhe, si iu shkojnë ato “punët” juridike?

21-A ke takuar miq në restorantin “Kenedi” dhe, a të kujtohet ndonjë bisedë me ta?

22-Si “ekspert” i punëve të SHIK-ut, a e di sa për qind të njerëzve që të shoqërojnë për punët e sindikalizmës, janë ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit?

23-Si president i sindikalizmës, a do të vazhdoni të merreni me deputetllëk? Po me presidencën e arteve marciale?

24-Çdo të bësh me pronat e sindikatave?

Përgatiti: TIRANA TODAY 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...