E hënë, 18 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Lista/ 842 familjet fituese të kredisë së butë për strehim nga Bashkia Tiranë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje listën me 842 familje dhe çifte të reja, të cilat përfitojnë nga programi i kredisë së butë. Ky program lehtëson çiftet e reja që të blejnë një shtëpi.

Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku edhe u miratua lista me 842 emrat fitues.

“Lajmi më i mirë që lidhet me rininë dhe çiftet e reja, ka të bëjë me 842 kredi të buta, të cilat do i japim në këtë raund të parë për 842 familje të reja, që kanë ardhur në Tiranë me aspirata e ëndrra të mëdha, për çifte të reja që kanë mbaruar Universitetin dhe sapo kanë filluar punë këtu. Strehimi i familjeve të reja apo i familjeve të prekura nga tërmeti do të jetë refreni i këtij viti”, tha Veliaj.

Fituesit që kanë plotësuar kriteret e përcaktuar me vendim të Këshillit Bashkiak, do të përfitojnë kredi me interesa të buta për të blerë shtëpi, falë programit që po aplikon Bashkia e Tiranës.

Listën e plotë mund ta shikoni këtu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...