Ish-ylli i futbollit botëror Ronaldinho dhe vëllai i tij janë liruar nga burgu dhe po qëndrojnë në arrest shtëpie në një banesë në kryeqytetin e Paraguaj Asuncion.
Lajmi konfirmohet nga mediat e huaja dhe raportohet se ish-ylli i Barcelonës së bashku me vëllain e tij Roberto de Assis kanë paguar 1.4 milionë euro me kusht që të qëndrojnë jashtë burgut dhe të ndjekin proçesin penal.
Ronaldinho dhe vëllai i tij qëndruan në burg për 33 ditë me radhë. Ata u arrestuan pasi iu konfiskuan pasaporta të falsifikuara, ndërsa autoritetet paraguajane po hetojnë për pastrim parash.
Kujtojmë që Ronaldinho iu sekuestruan të gjitha asetet pasurore dhe pasaporta në Brazil, pasi kishte kryer evazion fiskal.
Çështja e Ronaldinho mund të zgjasë më shumë nga sa pritej fillimisht për t’u zgjidhur. Shkak është bërë pandemie e Koronavirus, pasi jo të gjitha gjykatat e Paraguajit po punojnë në kapacitetet e tyre të plota. Ndërkohë, ish-futbollisti dhe vëllai i tij do të mbahen në dhoma të veçanta hoteliere, derisa të marrin fund problemet e tyre gjyqësore.