E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Lirimi i protestuesve në Fier/ Alibeaj: Mbrojti qytetarët, gjyqtari kërcënohet me Vetting

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar reagimin që erdhi nga ana e Policisë së Shtetit, pas tronditjes së këtyre të fundit nga vendimi i gjyqtarit Pirro Sota për të liruar nëpunësin e Bashkisë Mallakastër.

Policia theksoi se do të depozitoj padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referoj pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij.

Ndërkohë, Alibeaj shprehet në lidhje me këtë vendim se “kërcënimi me vetting i gjyqtarit të Fierit vetëm pse mbrojti interesin e qytetarëve dhe nuk zbatoi urdhrin politik të trafikantëve që drejtojnë ‘Policinë Politike’, është provë e qartë se si Edi Rama shantazhon dhe kontrollon çdo gjyqtar në vend.”

Postimi i plotë:

Kercenimi me vetting i gjyqtarit te Fierit vetem pse mbrojti interesin e qytetareve dhe nuk zbatoi urdhrin politik te trafikanteve qe drejtojne Policine Politike, eshte prove e qarte sesi Edi Rama shantazhon dhe kontrollon cdo gjyqtar ne vend.

Te mjere!

As me kercenime ndaj gjyqtareve qe nuk i nenshtrohen presionit tuaj kriminal dhe as me burgosjen politike te qytetareve te ndershem te ketij vendi, nuk e shpetoni dot Edi Ramen.

Fundi i tij dhe qeverise se tij kriminale eshte me afer se kurre. Shihemi ne 16 Mars!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Të kërkojë falje ose të largohet”, Rama paralajmëron ashpër ministrat

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mesditën e sotme kabinetin e ri qeveritar në mbledhjen e parë, ku do të miratohen disa vendime. Rama i...

Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë

Pas betimit te presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët...

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...