E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

“Liria ka emër”, Rama poston foton e Rugovës përkrah Thaçit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një foto të dy ish-presidentëve të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.

I pari i Qeverisë së Shqipërisë i ka vendosur hashtagun: “Liria ka emër! Shqipëri-Kosovë”, shkruan Rama.

Fushata “Liria ka emër”, ka filluar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Kësaj fushate i janë bashkuar edhe liderë të tjerë politikë, nga gjithë trojet shqiptare.

Çdo luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka emër e mbiemër. Si luftëtar lirie, ata kanë edhe historitë e tyre.

Fushata “Liria ka emër” u publikua vetëm pas arrestimit të Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, pas nismës të disa njerëzve të afërt me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Gjithçka nisi për të treguar historinë e rrugëtimit të Kosovës, dhe kujtesës kolektive.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...